TAGS-AT E JAVËS

Forum30 Prill 2026, 16:32

Partia Demokratike nuk ka pse të tallet me veten dhe me demokratët!

Shkruar nga Myslim Murrizi
Partia Demokratike nuk ka pse të tallet me veten dhe me demokratët!
Myslim Murrizi

Statuti i PD-së nuk detyron që duhet të ketë patjetër kandidat dhe që patjetër duhet të “shpikim” kandidat artificial.

Partia Demokratike nuk ka pse të tallet me veten dhe me demokratët. Nuk ka pse të shpikë kandidatura fallco nga hiçi për të thënë që ka “rivalitet” apo garë mes “kandidatëve”.

Me gjithë respektin që kam për çdo demokrat apo demokrate që aspiron për karrierë në politikë, nuk mund të jem fare dakord me formalizma hipokritë që të regjistrohet në fletën e votimit për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë një qytetar apo qytetare që nuk ka asnjë “gradë” politike në CV dhe që nuk ka qenë kurrë as kryetar seksioni, grupseksioni, dege apo anëtar kryesie dege, sekretariate, këshill kombëtar, kryesi e madhe, grup parlamentar.

Statuti i PD-së nuk detyron që duhet të ketë patjetër kandidat dhe që patjetër duhet të “shpikim” kandidat artificial.

Çdo kandidat apo kandidate “laboratorik” apo i shpikur për të thënë që ka garë jo vetëm që e dëmton procesin e zgjedhjes së kryetarit të PDSH-së, por është shumë tallës, fyes dhe denigrues për kontributin e çdo demokrati.

Sali Berisha nuk ka nevojë të shpikë kandidatë, sa kohë që ai mendon që të jetë në garë për kryetar të PDSH-së, prandaj kushdo rreth tij që mendon se po i bën nder duke i “shpikur” kandidatë artificialë e dëmton procesin dhe u jep mundësi të gjithë kundërshtarëve të tallen me PD-në dhe demokratët.

Demokratët kanë 13 vjet në opozitë që vuajnë arrogancën e pushtetit të Ramës.

Nuk besoj që kanë takat të durojnë një tallje tjetër duke u ofruar si “kandidat” për kryetar të PD-së anonimë politikë apo fallco kandidatë.



myslim murrizi pd

3 Komente

  1. T
    TALLJE PAFUND ME DEMOKRATËT

    S'kanë takat demokratët? Ata që s'kishin takat ikën dhe nuk e votuan fare. Në zgjedhjet e fundit PD mori rreth 500mijë vota bashkë me Partinë e Lirisë. E kuptoni si janë katandisur?! Dhe do vazhdojnë të firojnë përherë e më shumë. Por kjo s'ka rëndësi për Berishën. Atij i mjafton që të ketë monopolin e opozitës. Dhe tashmë skema është gati: Kodi i ri zgjedhor do jetë me sistem proporcional kombëtar me prag të lartë që mos ta arrijnë partitë e reja të vogla. E po ashtu për këtë Rama e do një dhuratë nga PD. Çfarë dhurate? Uljen e numrit të deputetëve, nga 140 më 100. Që të ketë shumicë absolute. E kështu Saliu do justifikohet si përherë në zgjedhet e ardhshme sikur medemek Rama vjedh e blen vota me krimin e bandat dhe se ai nuk mundet me votë, kështu që ata do presin pafundësisht me Saliun në krye derisa PD të firojë komplet. E ç'rëndësi ka kjo! Rëndësi ka teatri politik, mbrojtja që të qënit kryetar opozite të jep kundrejt drejtësisë. Por Spaku njësoj do e bëjë punën e vet. Për sa kohë Rama

    1. J
      Ju i çensuroni komentet?

      Përfundoje idenë. Për sa kohë Rama.......çfarë? Do jetë kryetar i PS dhe kryeministër, i duhet përballë "gogoli" Sali si alternativë që të justifikojë fitoren?

      1. A
        Antiçensura

        Çensura është tatimi që i paguan publikut një njeri i shquar. (Jonathan Swift). Pa liri mendimi dhe shprehjeje, letërsia dhe arti nuk mund të ekzistojnë në mënyrë të vërtetë. (G.Orwell) Ideja është që: Nëse njerëzit nuk mund të flasin lirshëm, ata fillojnë të vetëcensurohen, dhe krijimtaria bëhet e varfër, e frikësuar ose propagandë. Shënim: Këtë ndoshta nuk kanë kuptuar (ose s'duan ta kuptojnë) ca gazeta apo gazetarë apo moderatorët e gazetave. Që ai person që do ta thojë mendimin e tij të lirë e realist nuk e pengon apo dekurajon dot me çensurë komenti të pjesshëm. Me çensurë tregon thjesht që ke frikë nga komenti mbi realitetin ose që bën propagandë. Tregon jo profesionalizëm në moderim. Nqs s'do komente, mbylle rubrikën e komenteve siç e mbylli Syri.net dikur.

    Lini një Përgjigje