Nga parti në “SHPK”, sfida e vonuar për të mobilizuara socialistët e zhgënjyer
Elisa duhet të sfidojë dhe të meritojë mbështetjen publike, të elektoratit gri dhe të të zhgënjyerve, të cilët protestojnë me mospjesëmarrje edhe në votime.
Por sidomos, Elisa duhet të fitojë shpresën dhe mbështetjen e socialistëve të vërtetë.
Kur analizojmë qëndrimin deri tani sfidues të Spiropalit, mund dhe duhet të mbajmë parasysh disa momente:
1. Pas vitit 2005, PS-ja nuk është më partia për të cilën shumë socialistë, përfshirë edhe mua, u inspiruan dhe u bashkuan.
Nuk është më një parti e personaliteteve inspiruese si Dritëroi, Prof. Serveti, Nano dhe shumë personalitete të tjera.
PS-ja u krijua dhe arriti të jetë partia me demokraci të brendshme, ku nxitej dhe nuk dënohej mendimi ndryshe.
PS-ja kishte një proces përzgjedhës dhe promovues për mandatet e larta në politikë, në institucionet kushtetuese dhe në forumet partiake.
Pra, në këtë rast, Rilindja është një SHPK me pronar të vetëm dhe 100% të aksioneve, ku ndalohet dhe dënohet mendimi ndryshe dhe ku po vërtetohet se lakmia për pasurim kriminal ka infektuar rrënjët e saj.
Atëherë edhe Elisa, Erioni dhe kushdo tjetër politikan atdhedashës, ka të drejtë të inspirohet dhe të veprojë pa frikë, i udhëhequr edhe nga integriteti i Churchill-it kur deklaronte: "Për parimet i ndryshoj partitë, por për partitë nuk i ndryshoj parimet."
E dyta, ka një fushatë të mirëdirigjuar për ta goditur Elisën që në hapat e para që të tërhiqet.
Unë besoj dhe inspiroj që të kemi sa më shumë zëra alternative deri edhe kundërshtues edhe brenda Rilindjes.
Aq më tepër që PS-ja është duke u tkurrur nga keqqeverisja e vendit, për shkak të korrupsionit dhe sidomos nga kapja e shtetit.
Përballë këtyre sulmeve të divizioneve digjitale shpifëse të patronazhistëve nepotikë, të sponsorizuar edhe nga krimi, për Elisën, Erionin për mua në konkurrimin si i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë, vlen shumë shprehja e Gëtes:
"Ke humbur pasurinë? Ke humbur pak.
Ke humbur nderin? Ke humbur shumë.
Ke humbur guximin? Atëherë më mirë të mos kesh lindur fare!"
Elisa duhet të vlerësojë rëndësinë e momentit.
Nëse inspirohet nga modeli hungarez, duhet kujtuar se Orbán u mund duke i dalë përballë, jo nga brenda, sepse sipas Senekës: "Nuk ka skllavëri më të turpshme se ajo e vullnetshmja."
Rilindasit nuk duan të nxitojnë ta përjashtojnë Elisën vetëm për një qëllim:
T'i lënë sa më pak kohë të organizohet për një alternativë të re politike përballë Ramës.
Momenti, qartësia, vendosmëria, aftësia inspiruese dhe sfiduese janë kolonat ku Elisa, por jo vetëm Elisa, mund të nisë një lëvizje të re politike përballë pushtetit absolut dhe të babëzitur të rilindasve, që vetëm rilindje nuk janë.
Sepse rilindasit e vërtetë vunë veten e tyre në shërbim të Shqipërisë, ndërsa këta po e shfrytëzojnë papërgjegjshmërisht vendin përmes një pushteti absolut që korrupton në mënyrë absolute.
Një apel për socialistët rilindas që u verbuan nga pasurimi i shpejtë deri dhe kriminal, vjen nga pastori gjerman Martin Niemöller kur apelonte:
"Kur erdhën për komunistët, unë nuk fola, sepse nuk isha komunist.
Kur erdhën për socialistët, unë nuk fola, sepse nuk isha socialist.
Kur erdhën për sindikalistët, unë nuk fola, sepse nuk isha sindikalist.
Kur erdhën për hebrenjtë, unë nuk fola, sepse nuk isha hebre.
Kur erdhën për mua, nuk kishte mbetur më askush të fliste."
Ky do te jetë fati i deputetëve qe vetë shërbejnë, jo si deputetë të votuesve, por si skllevër vullnetarë te kryetarit të partisë.
Motra e "Skënderbeut" dhe arkitekti i piramidave të vitit mbrapsht 1996-97 nuk mund të ngjallin shpresa te asnjë shtresë zgjedhësish të Shqipërisë,ata janë ingredientë të shplarë në kazanin e krimit dhe të korrupdionit te rendit hibrid shqiptar.
Fjalë të mençme në këtë llum të frikshëm personash, thjesht një grupim kriminelësh që mjelin shtetin për interesat e tyre të ndyra
O Beno, po pse ke rënë kaq poshtë, a derman, po pse nuk të punon fare ajo logjikë e shkretë? Së pari, ti vetë e provove të dilje si kandidat i pavarur për deputet dhe nuk vure mend që, pa sigël partie, në Shqipëri nuk merr më shumë se 3 mijë vota, krejtësisht të pamjaftueshme për asgjë, as për deputet, as për kryetar bashkie, as për asgjë tjetër… Së dyti, pretendon të dalësh si kandidat i pavarur për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 2027. Të siguroj se jo që nuk do fitosh, por do të turpërohesh për herë të dytë, tashmë në prag të pleqërisë dhe jam i bindur që herë të tretë, për ty, nuk do të ketë… Ti nuk je Fred Cako, o Beno, që e ka shpallur qysh tani kandidaturën për president republike dhe që e ka të sigurt fitoren përballë Edi Ramës, nëse presidenti do zgjidhej nga populli… Ti nuk je as Ilir Floriri, o Beno që i thyen në brinjë më të fortët, që matej me hijen e mëngjesit dhe “popullin e 2 prillit, që ja çonte Saliu në shtrungë… Së treti, si mund ta krahasosh Mamicën me kundërshtarin e Viktor Orbanit në Hungari? Kjo do të thotë që të mos të të ketë mbetur asnjë bletë në atë kosheren tënde, apo asnjë pëllumb në atë kafazin tënd… Çdo krahasim çalon, thonë, por krahasimi yt nuk ka b… ku të qëndrojë. Urrejtja, në rastin tënd dhe sidomos të Elisës, është këshilltari më i keq në rrugën pa krye që keni nisur dhe ku do ta thyeni qafën që të dy… Krahasuar me ju, Braçe është “për t’u pirë në kupë” me opozitarizmin e tij… Të kuptohemi, Beno, përsa thashë më sipër se mos më akuzon si fans dhe ithtar të Edi Ramës? Asnjë lidhje, asnjë simpati për të, madje jo çdo ditë, por çdo orë që kalon, është në dëm të PS dhe të Shqipërisë. Ama për sa kohë të ketë përballë ti dhe Mamicën brenda partisë dhe “plakun Mere”
O Beno, te dua te miren tende, mos u bej kaq idiot qe shkruan keshtu sepse edhe populli edhe PS i di te gjitha pislleqet qe nga 1993 e deri tek 2005, nuk merr kokerr vote as ne LLAKATUND dhe jo me ne Vlore
Te jesh inteligjent është një mallkim. E kupton lojēn, i dallon gënjeshtrat, njeh skenat. Por prapëseprapē duhet te bësh budallain per të mbijetuar. (Arthur Schopenhauer). Pyetja është: Në partinë socialiste, ata që heshtin (apo i servilosen Ramës), janë budallenj, apo bëjnë budallain për të mbijetuar politikisht (pra për një karrige deputeti)? Se Elisa psh dikur qe "Mamica" e Ramë "Skënderbeut", kurse tani ka dalë kundër tij në ligjërata. Ka që thonë se po del kundër se do një post në qeveri, ca thonë se ka biznese familjare. Të shohim si do vazhdojë kjo histori "disidence" interesash në parti.