TAGS-AT E JAVËS

Forum16 Janar 2025, 10:57

"Paprashikueshmëria" si akt politik dhe parimi biblik nga Ungjilli: "Nga frytet e tyre do t'i njihni"

Shkruar nga Sadri Ramabaja

"Paprashikueshmëria" si akt politik dhe parimi biblik nga

Paparashikueshmëria në politikat e jashtme, mund të shërbejnë gjithashtu si pjesë e një taktike parandaluese për të ndërmarrë veprime të caktuara për të cilat nuk dihet se cila do të jetë përgjigja.

Disa komuna paralele të Serbisë, ashtu si edhe zyra postare dhe tatimore të saj u mbyllën të mërkurën. Merr kështu fund epoka e funksionimit të Serbisë brenda Kosovës.

Analisti Agon Maliqi këtë veprim përveç se e sheh si pjesë të fushatës, paralajmëron se ky akt do të ketë faturë të madhe nga reagimet e ndërkombëtarëve! Ky zë merr shtrirje tutje si reagimi më i mefshtë i mundshëm i opozitarizmit kosovar!

Në politikat që prekin interesat e brendshme dhe raportet e Republikës me BE-në dhe SHBA-në, akti i mbylljes së institucioneve paralele të pushtetit serb në Kosovë, nuk duhet vrojtuar si veprim i paparashikueshëm. Krejt e kundërta.

Për Serbinë, po, mund të jetë akt i paparashikueshëm. Por fundja, ky aksion ka për synim të krijojë një avantazh të caktuar strategjik, për të rritur fuqinë negociuese të palës kosovare ose thjesht për të ngatërruar Beogradin si kundërshtar i Republikës.

Kjo taktikë bazohet në faktin se institucionet shtetërore ose një lider politik veprojnë qëllimisht në një mënyrë që është e vështirë të parashikohet, në mënyrë që aktorët e tjerë të mbeten konfuz dhe të pasigurt për qëllimet ose reagimet e tyre dhe nuk janë në gjendje të ndërtojnë strategjinë ose taktikat e tyre të veprimit.

Paparashikueshmëria në politikat e jashtme, mund të shërbejnë gjithashtu si pjesë e një taktike parandaluese për të ndërmarrë veprime të caktuara për të cilat nuk dihet se cila do të jetë përgjigja. Zbatimi i suksesshëm i kësaj taktike varet nga konteksti, objektivat dhe aftësitë e aktorëve për të mbajtur një ekuilibër midis frenimit të kundërshtarit (paparashikueshmëria e aktorit të synuar) dhe zbatimit të politikave sovraniste - funksionalizimit të Republikës.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, vetëm në mënyrë retrospektive do të kemi mundësinë e leximit të kuptimit e qartë të së sotmes nga një moment i së ardhmes së afërt, kur do të jemi në gjendje të vlerësojmë më qartë dobitë e këti veprimi "të paparashikueshëm" të Qeverisë sonë të udhëhequr nga parimi biblik nga Ungjilli: "Nga frytet e tyre do t'i njihni" (Mateu 7:11).

Shkolla e Beogradit në leximin e politikës, e trashëguar nga i ati tek i biri, këtë akt, prandaj nuk e lexon dot.

Dielli, megjithëkëtë, do të vazhdojë të sillet rreth boshtit të tij.../Pamfleti

Lini një Përgjigje

Forum