
Mirë ai që ka hallin e vet, por për turpin e të gjithëve, ka bërë edhe një tufë hipokritërish dhe servilësh që të kapërcejnë pa ripërtypur të gjitha ato që u lëshon Saliu në këmbim të premtimit për një vend të sigurt deputeti...
Qenka entuziazmuar Saliu se SPAK paska kontrolluar në mënyrë të befasishme një ndër apartamentet e çiftit Veliaj.
Domethënë Saliu, që mëngjes e mbrëmje, vetë ai dhe një shpurë e tërë servilësh politik dhe mediatik, që përsërisin marrëzitë e tij në drejtim të Altin Dumanit dhe Prokurorisë së Posaçme në mënyrë, thuajse, ritualistike, qenkan bërë shend e verdhë për këtë punë të SPAK-ut.
Në të gjithë botën, kjo që po i ndodh qeverisë thellësisht të korruptuar të Edi Ramës, kjo që po i bën SPAK-u në të gjithë segmentet e saj, duke ia krasitur të gjitha degët politike dhe lidhjet me krimin e organizuar, duke e shndërruar në cung, do të kapitalizohej politikisht nga çdo opozitë normale dhe zgjedhjet do të ishin thjesht një formalitet për ndryshimin e pushtetit. Përveçse në Shqipëri.
Nuk ndodh sepse s'e lë Saliu të ndodhë, i cili pikërisht këtë që po i shkakton këto goditje mazhorancës, pra SPAK-un dhe Dumanin, i quan organizatë kriminale, i ka shpallur luftë dhe ka premtuar se do ta shkrijë sapo të vijë në pushtet. E bën këtë vetëm për hallin e vet.
Mirë ai që ka hallin e vet, por për turpin e të gjithëve, ka bërë edhe një tufë hipokritërish dhe servilësh që të kapërcejnë pa ripërtypur të gjitha ato që u lëshon Saliu në këmbim të premtimit për një vend të sigurt deputeti sipas parimit 'sa më i sigurt vendi, aq më e madhe mufka që lëshohet'.
Shqiptarët e kuptojnë këtë, ndaj nuk e votojnë, sepse ata duan që të gjithë politikanët e korruptuar të përballen me drejtësinë. Ndaj këto goditje ndaj mazhorancës nuk e ngrenë politikisht opozitën e Saliut. Përkundrazi. Sa më shumë goditet qeveria, aq më tepër po tkuret ky segment i opozitës.
Lini një Përgjigje