TAGS-AT E JAVËS

Forum20 Maj 2025, 10:40

Pa një skemë zhvillimi, s'ka Shqipëri në Europë!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pa një skemë zhvillimi, s'ka Shqipëri në Europë!

E di kryeministri i sotëm i Shqipërisë që kryeministri në drejtimin e një shteti duhet të ketë forcë krijuese në funksion të shtetit dhe shoqërisë?

Koha ikën por këtu tek ne nuk sjell asgjë.

Nuk ka qeveri drejtuese, sepse kryeministri aktual nuk na ka paraqitur asnjë skemë zhvillimi.

A mund të ketë në Evropë ndonjë kryeministër që të zgjidhet kryeministër pa një skemë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror?

Asnjë vend të tillë nuk ka në Evropë, me përjashtim të Shqipërisë.

E kuptoni sepse kemi ngrirë si të mbetur në vend?

Po kapitali privat pse i ka ngrirë investimet?

I ka ngrirë sepse nuk ka kryeministër.

E di kryeministri i sotëm i Shqipërisë që kryeministri në drejtimin e një shteti duhet të ketë forcë krijuese në funksion të shtetit dhe shoqërisë?

E ka të pamundur ta kuptojë, sepse një kryeministër që nuk e njeh ekonominë apo jurisprudencën nuk e drejton dot as shtetin dhe as ekonominë.

Kjo sepse drejtimi i një shteti është dhe duhet të jetë raporti midis ligjit, sigurisë shoqërore dhe zhvillimit ekonomik; dhe këtë Shqipëria ende nuk e ka.

E kemi ne shqiptarët në Shqipëri sot këtë raport?

Jo, dhe as mos e prisni, sepse keni një kryeministër që nuk është profesionist në raport të shtetit.

Por, si do t'ia bëjmë?

Duroni derisa të rrëzohet partia Socialiste, por, me këtë gjendje, shihet se i njëjtë është edhe kryetari i Partinë Demokratike që, po të fitojë, do na vijë si kryeministër.

Atëherë?

Asgjë, prisni dhe shpresoni që të dilni nga asgjëja.

Për jetën në Shqipëri sot duhet të thuhet:

Asgjëja e asgjësë së asgjësë sonë, na i dënon kaq shumë arsyen, sa, me arsyen e asgjësë, ne vajtojmë për të ardhmen tonë...

Lini një Përgjigje