
Zëvendësoni fjalën paqe me amnisti edhe fjalia e kryeministrit do të ishte:
"Në mandatin e katërt ne do të kemi një paqe / (AMNISTI) fiskale të negociuar me biznesin, një instrument i njohur qysh në kohëra shumë të vjetra, të cilën latinët e quanin Pax Fiscalis Cum Negotiis.
Më pëlqen shumë kjo ide dhe do t’i propozojmë biznesit, qysh në qershor një marrëveshje paqeje /(AMNISTIE)të negociuar fiskale për një periudhë 3-vjeçare, ku 15 % i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë që biznesi do të deklarojë mbi atë normë, do të tatohet vetëm 5%.
Kjo është një paqe/AMNISTI qe do të nxjerrë në dritë edhe shumë të ardhura të padeklaruara".
Pra për të realizuar qoftë edhe pjesërisht idenë e vjetër 5-vjecare të amnistisë, të cilën që prej 2020 Europa e ka ndaluar kategorikisht Rama po ofron për (3 vjet ) një tatim të shkallëzuar rregresiv për korporatat, duke dashur që pas 12 vjetësh të nxjerrë "të nxjerrë ne dritë shumë te ardhura te padeklaruara".
Shkurt Rama po premton që: nëse një biznes në vitin 2026 realizon fitim para tatimit nga 1 lek deri në (1+rritja ekonomike 2026) × fitimin para taimit 2025, norma e tatimit do të jetë 15% .
Për çdo lek fitim para tatimit më të lartë se (1 + rritja ekonomike 2026)× fitimin para taimit 2025 , norma e tatimit do të jetë 5% .
Kur rri gjatë në pushtet te kalbet edhe fantazia jo vetëm idetë !
Lini një Përgjigje