TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Janar 2026, 17:25

Klod Braho, hap sytë se mos ju futet treni i Bankersit në zyrat e SPAK-ut dhe po ju merr përpara!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Klod Braho, hap sytë se mos ju futet treni i Bankersit në zyrat e

SPAK ka filluar të ketë qasje tjetër kur bëhet fjalë për Bankersin, që sa më shumë vepra penale të shtohen si akuzë, aq më shumë lehtësohen masat ndaj hajdutëve...

Hap syt, Klodian Braho, se po të futet treni i Bankersit në zyrat e SPAKUT e po ju merr përpara si shishe plastike e ju përplas në Parlament.

Aman të keqen, se nuk kam hallin Tuaj, por kam merak se mos “plagos” Anila Denajn e nuk e pyesni dot më as për gjobën 120 milion euro.

Në fillim të nëntorit 2025, GJKKO liroi një nga dy administratorët e BANKERSIT që kishte arrestuar Gjykata e rrethit Fier.

Pra, fillimisht SPAKU liroj “kinezin” ekonomik të Bankersit, ose atë që kishte “qerasur” me qindra miliona euro politikan nga të gjitha anët të politikës hale.

Dje, GJKKO liroi dhe kinezin gjenetik, që po ashtu ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.

Ishte ky kinezi “qefli” që i pyeste në telefon punonjëset se çfarë kishin veshur: fund, fustane, pantallona, brekë apo kanotierë.

Kuptohet që ky kinezi gjenetik u lirua dy muaj më vonë, se ishte jabanxhi dhe ju desh pak kohë sa të merrte informacion se çfarë “stili” përdori ish kolegu i tij që u lirua në nëntor.

Në 6 vjet funksionim të SPAKUT dhe GJKKO, këto dy raste janë të vetmet që ju është ndryshuar masa e arrestit tak-fak dhe pa zhurmë, as nga mediat, as nga portalet e as nga halet që lehin çdo ditë nëpër studio.

Kjo tregon më së miri atë që thonë Amerikanët, që kush nuk blihet me para blihet me shumë para dhe, për hir të së vërtetës, Bankersi është biznesi me më shumë para në Shqipëri prej vitit 2004 dhe është ndoshta i vetmi biznes që nuk paguan prej 21 vitesh kokërr leku tatim fitimi në buxhetin e Shtetit, edhe pse prej 21 vitesh ka “grabitur” mbi 30 milion tin nafte, pasuri të Shqiptarëve, pra rreth 15 miliard euro.

Kjo është afera më e madhe prej 35 vitesh dhe puseta ku janë bërë pis të gjitha HALET e të gjitha Qeverive prej prillit 2004 deri më sot.

Dhe mesa po duket, kjo do të jetë dhe puseta ku do të bjerë SPAKU, GJKKO dhe çdo hale prokuror e gjyqtar që sillen me standardë të shumëfishta për fenomene të njëjta.

Në prokurorinë dhe gjykatën e Fierit u arrestuan si të akuzuar për 2 vepra penale.

Në moment që dosja erdhi në SPAK dhe u regjistrua si procedim penal, pas pak kohësh SPAK njoftoi se kishte shtuar edhe 5 vepra të tjera penale, por më e rëndësishmja ishte ajo e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim i parave, produkt i veprës penale.

Si duket, SPAK ka filluar të ketë qasje tjetër kur bëhet fjalë për Bankersin, që sa më shumë vepra penale të shtohen si akuzë, aq më shumë lehtësohen masat ndaj hajdutëve.

Po mirë, mor gjyqtar të GJKKO dhe ju prokuroruc të SPAKUT, me këtë stil që liruat për dy muaj dy hajdut të Bankersit, a më thoni pse duhet të rrinë në burg Beqaj, Meta, Veliaj, Berberi, Qato e plot të tjerë për shpërdorime, abuzime apo vjedhje shumë e shumë herë më të vogla se sa 15 miliard eurot e Bankersit??

Me këtë ritëm “hetime-sh”, mor Klod Braho, derisa të shkojë çështja për gjykim, nëse shkon, kam frikë se do të ketë ngelur në “dorë” vetëm lokomotiva pa marshinist, se vagonat e naftës po shpërndahen rrugës për çdo seancë gjyqësore që lirohet nga burgu nga një kinez, një herë ai ekonomiku e pastaj dje ky biologjiku.

Ore, të gjitha mediat pro qeverisë, pro Ramës dhe pushtetit i kuptoj shumë mirë që nuk belbëzojnë asnjë fjalë, por opozitar Çim Peken si nuk e kam parë e dëgjuar tek Tv Syri t’i hedhë një sy vjedhjes 15 miliard euro nga kinezët e Bankersit, të shpërndarë me “kinezët” hale të politikës shqiptare!!!

Apo ngaqë xhaxha Maxhuni ka qenë ambasador në kohën e komunizmit në Kinë, nuk do që të prishë marrëdhëniet me kinën dhe kinezët!!!

Duke parë që edhe SPAKU sot u kompletua me drejtues të rinj, të gjithë sipas patronazhistëve votues dhe tifozë të PS e pjellë e komunistëve nostalgjikë, e kuptoj që edhe këta shejtaner nuk duan të prishin marrëdhëniet me Kinën dhe kinezët, pavarësisht se hiqen sikur janë me Amerikanët.

Ehhh, mor Klodian Braho, shyqyr që nuk i ke parë QKR bankersit se dhe kompanive që bankers ka “furnizuar” me qindra miliona euro gjatë 21 viteve, se do kishe ngelur jo vetëm pa kafe, por pa shtëpi, pa makina, pa darka e dreka, zbathur pa këpucë, zhveshur pa rroba, pa brekë e kanotierë dhe pa rrogë fare, se nuk do kishe as numër llogarie në ndonjë bankë, se pothuajse të gjitha kanë nga pak pisllëk nga pisllëku që ka shpërndarë në çdo kullë e biznes kjo QKR e Bankersit.

 

spak myslym murrizi klodian braho

2 Komente

  1. n
    një lexues

    RTSH-shurra nuk shikohet edhe të të paguajnë! U kërkoj ndjesë atyre pak gazetarëve të talentuar,emisionet e të cilëve rastësisht i kam parë.

    1. K
      Kristi

      Nje Sfide per SPAK qe eshte e humbur perderisa vazhdon te vidhet Nafte edhe sot ne kete moment qe ne flasim dhe lenia e shtetasit kinez me 7 akuza te renda me arrest shtepie SPAK ka deshtuar jo se SPAKU nuk ka prova dhe fakte por kam frike se leku eshte me i embel se ndeshkimi

      Lini një Përgjigje