TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Mars 2025, 16:52

Dy vitet e Melonit në Qeveri, 13 milionë e 525 mijë në varfëri

Shkruar nga Dritan Haxhiraj

Dy vitet e Melonit në Qeveri, 13 milionë e 525 mijë në

Sot Meloni mbledh Këshillin e Ministrave të tregoj në media, se migracionit ia ka bërë 8 me 2.

Meloni po na premton Europën ne shqiptarëve. Por Melonin nuk e begenis më njeri as në Europë, as më Uashington.

Meloni ka më shume se 72 orë që i kanë plasur disa bomba sociale.

Greva, varfëri , problemet në qeveri. Por Meloni prap flet për Shqipërinë, do të trimërojë elektoratin e saj.

Flet për kampet me qëllim që të arrijë nga 3% të elektoratit italian në atë të 34% duke përdorur fjalën Shqipëri.

Elektorati nostaligjik Fashistë….

????Në vitin 2024 në Itali, 13 milionë e 525 mijë njerëz ishin në rrezik të varfërisë apo përjashtimit social.

⚪️23.1% e popullsisë ishte në një nga tre kushtet e përcaktuara nga treguesit e Evropës 2023, në rrezik varfërie; në privim të rëndë material dhe social, intensiteti i ulët i punës.

????Pothuajse tre milionë (2 milionë e 710 mijë) persona janë në privim të rëndë material dhe social, që do të thotë, sipas treguesve, nuk mund të përballojnë një vakt adekuat çdo ditë, të mos paguajnë faturat, qiranë, hipotekën, të mos ngrohin shtëpinë.

????⚪️???? Mbi 11 milionë individë janë në rrezik të varfërisë, 18.9% e banorëve në Itali kanë të ardhura ekuivalente neto prej më pak se 12,363 euro.

Vetëm në vitin 2024, Melonit i janë shtuar mbi 2 milionë e 500 mijë persona në varfëri të konsiderueshme.

Viti 2024 ishte viti i Shëngjinit, Gjadrit dhe spektakli televiziv duhet të prodhonte politikën e kampeve.

2024 e ndëshkoji për mos të ngritur më kokën.

Urime Italisë, urime Melonit për vitin 2024, viti i kampeve në Shëngjin e Gjadër, territore italiane në Republikën e Shqipërisë.

Urime!

Lini një Përgjigje