TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Mars 2025, 11:45

Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!

Shkruar nga Ferdinand Dervishi

Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!

Logo-ja që KM po emeton këto ditë - dora me pesë gishtat, dmth votoni nr 5, se unë do jem ylli që do ju fus në BE, ka një ngjashmëri të frikshme me banerin e filmit të Hollivudit "Five fingers", në shqip "Pesë gishtat", shfaqur ne vitin 1952 dhe luajtur nga aktoret më në zë të kohës, James Mason dhe Danielle Darrieux.

Logo-ja që KM po emeton këto ditë - dora me pesë gishtat, dmth votoni nr 5, se unë do jem ylli që do ju fus në BE, ka një ngjashmëri të frikshme me banerin e filmit të Hollivudit "Five fingers", në shqip "Pesë gishtat", shfaqur ne vitin 1952 dhe luajtur nga aktoret më në zë të kohës, James Mason dhe Danielle Darrieux.

Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të një spiuni shqiptar të quajtur Iliaz Banza i cili i shërbeu nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për sekretet që vodhi në Ambasadën Britanike të Ankarasë, Iliaz Banza u pagua me lira angleze që ishin falsifikuar nga të burgosurit nē kampet e Hitlerit.

Pasi grumbulloi një shumë të konsiderueshme të hollash, shqiptari Banza u arratis në Argjentinë, ku menjëherë nisi një jetë të shthurur mes femrave, alkoolit dhe festave pafund.

Por kjo jetë e shthurur, kuptimi i së cilës lexohet në banerin e filmit "Pesë gishtat", do të ishte e shkurtër.

Një bankë zbuloi se lirat angleze ishin të falsifikuara dhe shqiptari Iliaz Banza u detyrua të fshihej e largohej nga Argjentina duke e kaluar pjesën e mbetur të jetës në një mjerim haluçinant.

Një histori që askush nuk do të dëshironte të kishte lidhje me realitetin shqiptar, edhe pse perversitetet e Iliaz Banzës të shkruara në banerin e filmit, një në secilin gisht, janë tmerrësisht të ngjashme me perceptimin që shumëkush ka për ideuesin e logos së re që po përdor KM.

Kuptimi i fjalëve në gishtat e dorës në banerin e filmit:

Lust - dëshirë e fortë seksuale

Greed - babëzi

Passion - emocion i fortë që mezi kontrollohet

Desire - Dëshirë ekstreme për të pasur/poseduar diçka

Sin - Veprim imoral i konsideruar si shkelje e ligjit hyjnor

Dmth LGPDS...

Lini një Përgjigje