TAGS-AT E JAVËS

Forum28 Mars 2025, 10:51

Si u "fikën" radarët në vitin 2016?

Shkruar nga Artur Meçollari

Si u "fikën" radarët në vitin 2016?

Pasi u "dogj" MTM200, Ministria e Mbrojtjes nuk i bëri kërkesë kompanisë Lockheed Martin për zëvendësimin e tij, edhe pse SIVHD ishte prodhim i i tij dhe kontrata për 10 vjet i jepte përparësi Lockheed Martin.

Nuk u fikën. U bënë jofuksional nga shtatori 2015 deri dhjetor 2016 nëpërmjet një kontrate mirëmbajtje (të klasifikuar) midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë IDEA-TEL.

Në vitin 2017 ish Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se "Radarët nuk janë të programuar për trafikantët!". Kjo nuk është e vërtet. Unë personalisht kam dal në det me një gomone të Policisë Kufitare për të bërë testimin e SIVHD-së në vitin 2010. Po ashtu në aktivitetin e përditshëm të zbulimit detar SIVHD është projektuar dhe i kap gomonet.

Në shtator 2015, sipas një raposti të Forcës Detare u "dogj" sistemi opetativ MTM200. MTM 200 është një sistem software. Ka vetëm një procesverbal për këtë enigmë. Sistemi MTM200 është softi kryesorë dhe i vetmi produkt jokomerçial i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare (SIVHD) të ndërtuar nga komania amerikane Lockheed Martin në vitin 2010. MTM200 bën të mundur grumbullimin e informacionit RADAR dhe AIS nga shtatë Pikat Radio-Teknike dhe informacioni paraqitjet vizuale në kohë reale në një ekran që mbullon të gjithë hapësirën detare në QNOD.

Pasi MTM200 u "dogj", radarët punonin por operatorët e QNOD-së nuk shikonin pamjen detare. Pra ishim të verbër. Nga QNOD personeli i Forcës Detare ndjek situatën detare, analizojnë atë, bëjnë vlerësimin, rekomandonë vendimet që duhet të marri Komandanti i Forcës Detare dhe ndjekin operacionin.

Pasi u "dogj" MTM200, Ministria e Mbrojtjes nuk i bëri kërkesë kompanisë Lockheed Martin për zëvendësimin e tij, edhe pse SIVHD ishte prodhim i i tij dhe kontrata për 10 vjet i jepte përparësi Lockheed Martin.

Në fillim të vitit 2016 u lidh një kontrat mirëmbajtje për SIVHD midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe komoanisë IDEA-TEL me pronar Ilir Karçini. Kjo kompani kishte kontratë të tillë për SIVHD nga viti 2011. Por kontrata e vitit 2015 kishte nje element shtesë. Kompania IDEA-TEL do të instalonte nje software të ri, si zëvendësues të MTM200 dhe për një vit ishte falas. Dhe kështu ndodhi.

Por, softi nuk ishte funksional. Ai u përmirësua pas instalimit duke përdorur SIVHD si një bankoprovë. Për këtë arsye radatët nuk u lidhën me qëndrat operacionsle sapo u instalua softi, por gradualisht deri në fund të vitit 2016. Pra oficerët e QNOD nuk kishin pamje të plotë të bregetit. Fillimisht një radat, pastsj dy e kështu me radhe pamje të plotë në fund të vitit 2016.

Ende nuk dihet nëse softi i instaluar nga kompania IDEA-TEL ishte nje produkt i liçencuar. Por, një gjë është fakt. Ai nuk ishte produkt i plotë dhe nuk bëri funksional SIVHD. Një viti pas instalimit, ai u përmirësua, por për një vit bëri që hapësira detare e Shqipërisë të dilte jashtë vëzhgimit dhe kontrollit detar Në vitin 2018, pasi Ilir Karçini u shpsll në kërkim ndërkombëtar, iu prish kontrata me Ministrinë e Mbrojtjes në mënyrë të njëanëshme. Sistemi opetativ i IDEA-TEL ka qënë në përdorim të SIVHD deti në vitin 2020, kur u lidh një kontratë me Lockheed Martin dhe u instalua sistemi operativ MTM300.

Pra, për shkak tē "djegjes" së MTM200, që nuk u hetua asnjëherë dhe kontratës së mirëmbajtjes me kompaninë ilIDEA-TEL që nxorri jashtë funksionit sistemin SIVHD, ky sistem ka qënë jofunksional nga shtatori 2015 deri në dhjetor 2016.

Lini një Përgjigje