
Ish-presidentja e Gjeorgjisë proteston çdo mbrëmje prek muajsh, së bashku më mijëra gjeorgjianë në mbrojtje të demokracisë. Salome Zourabichvili akuzon partinë në pushtet për tendenca autoritare dhe për afërsi me Kremlinin.
Prej më shumë se 100 ditësh, çdo mbrëmje qendra e Tbilisit është mbushur me mijëra njerëz. Policia duket se ka hequr dorë nga rrahja dhe arrestimi i protestuesve që kundërshtojnë partinë qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, e cila akuzohet për manipulim të votave dhe presion ndaj votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sot presioni mbi popullatën, ndodh kryesisht duke i gjobitur ata që dalin në rrugë dhe pushuar nga puna mësuesit, pedagogët dhe punonjësit e administratës publike, të cilët shprehin publikisht kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Marshimi i tyre ndalon para parlamentit.
Në rreshtin e parë ka shumë gra. Ato mbajnë në duart një pankartë dhe foto të fëmijëve të tyre, që janë burgosur prej muajsh. Denoncojnë torturat, poshtërimin, humbjen e të drejtave themelore. Ëndrra Gjeorgjiane po e transformon ngadalë Gjeorgjinë nga një demokraci pro-evropiane, në një regjim autoritar të orientuar gjithnjë e më shumë drejt Moskës.
Jo shumë larg stacionit të metrosë “Rustaveli”, takojmë ish-presidenten e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili. Edhe pse mandati i saj mbaroi më 29 dhjetor 2024, ajo nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve të tetorit dhe i mbështet publikisht protestat.
Në vitin 2012, Ëndrra Gjeorgjiane u paraqit si një parti e qendrës së majtë dhe pro-evropiane. Por me kalimin e viteve ka ndryshuar pozicion...
Sot kjo parti nuk përfaqëson orientimin e shumicës së popullit gjeorgjiane, që edhe sipas sondazheve të fundit është në favor të integrimit evropian. Dhe ky orientim është i tillë që nga pavarësia e vendit. Unë personalisht e kam mbështetur gjithmonë rrugën e Gjeorgjisë drejt Evropës dhe demokracisë, fillimisht me Saakashvilin dhe më pas me Ëndrrën Gjeorgjiane, për sa kohë që ky angazhim ishte i dukshëm.
Sot jemi dëshmitarë të një distancimi shqetësues nga Evropa. Të gjithë e dinë se askush nuk ka filluar kurrë një luftë nga territori i Gjeorgjisë ndaj Rusisë. Ka qenë gjithmonë e kundërta. Rruga e ndjekur nga partia Ëndrra Gjeorgjiane, është shumë e rrezikshme, sepse nëse Gjeorgjia nuk ka Evropën dhe Shtetet e Bashkuara si partnerë. Ajo e mbetet e vetme përballë një vendi si Rusia, që ka pushtuar tashmë 20 për qind të territorit tonë (Abkhazinë, Osetinë e Jugut), duke mos hequr dorë nga ideja për të na dominuar përsëri, siç ka bërë për më shumë se 2 shekuj.
Por pavarësisht protestave të vazhdueshme, kryeministri Irakli Kobakhidze nuk ka ndërmend t’i dëgjojë njerëzit. Si mendoni se mund të zgjidhet situata?
Ngërçi politik aktual s’mund të vazhdojë për një kohë të gjatë. Vendit i mungon një qeveri tërësisht funksionale. Ai është i izoluar nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë siç është Bashkimi Evropian, dhe kjo situatë pritet të përkeqësohet për shkak të masave shtypëse të qeverisë, të cilat mund t’i mbyllin gojën qytetarëve, por nuk gjenerojnë mbështetje popullore.
Shkarkimi i politikanëve në sektorin publik, vetëm për një postim kritik në mediat sociale, të kujton një regjim të stilit rus, i cili është i vështirë për t’u mbajtur në këmbë në një vend me burime të kufizuara si Gjeorgjia. Paraliza politike, e rënduar nga protestat e vazhdueshme, kërkon një zgjidhje të menjëhershme.
Presioni nga partnerët evropianë, duhet të përqendrohet në ndërmjetësimin dhe organizimin e zgjedhjeve paqësore, por qeveria refuzon të diskutojë. Një rrugëdalje nga kriza, do të ishte që zgjedhjet parlamentare të mbahen sërish në tetor së bashku me ato lokale.
Çfarë mendoni për sjelljen e presidentit amerikan Donald Trump, edhe në lidhje me luftën në Ukrainë?
Unë besoj se bota është e ndarë në dy kategori: ata që e kanë përjetuar agresionin rus, pushtimin, luftën për liri dhe sovranitet dhe ata që fatmirësisht, jetojnë në vende që nuk kanë njohur kurrë tmerre të tilla. Këta të fundit, e kanë të vështirë të kuptojnë plotësisht peshën e përvojave të tilla.
Empatia dhe solidariteti im shkon tek presidenti ukrainas, sepse unë e di se çfarë barre ka pasur gjatë takimit me presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Siç edhe e pamë, Trump nuk po riprodhon asnjë model të njohur të politikës së jashtme amerikane.
Një element thelbësor që duhet pasur parasysh, është paparashikueshmëria që e karakterizon administratën e re amerikane. Dhe sipas mendimit tim ajo do të shtrihet edhe mbi Rusinë. Ne nuk do të jemi një nga prioritetet e administratës Trump, por mendoj se duhet të jemi për BE-në.
Pa zgjerimin e bllokut, pa stabilitetin e Detit të Zi dhe të Kaukazit, dhe pa një strategji efektive për të kundërshtuar luftën hibride të Rusisë që e kemi përjetuar edhe vetë, Evropa do ta ketë të vështirë të realizojë ambiciet e saj për t’u bërë një fuqi globale. Prandaj duhet të jemi të durueshëm. Dhe kur bëhet fjalë për durimin, gjeorgjianët janë shumë të fortë, sepse tregojnë një qëndrueshmëri të madhe.
Çfarë shpresoni për të ardhmen?
Të jemi pjesë e Evropës, si një demokraci dhe një vend i pavarur./Pamfleti nga ”Europa Today”
Lini një Përgjigje