TAGS-AT E JAVËS

Sport2024-08-06 22:46:00

Gol në limite, Zhegrova i jep fitoren Lilës ndaj Fenerbahçes së Mourinhos! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol në limite, Zhegrova i jep fitoren Lilës ndaj Fenerbahçes

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, është shndërruar në hero te Lila, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Fenerbahçes së Zhoze Murinjos, të vlefshëm për raundin e tretë kualifikues të Champions-it, ku skuadra franceze triumfoi me rezultatin 2-1.

Zhegrova u hodh në fushë në minutën e 71-të, teksa në minutën e 91-të realizoi një gola spektakolar duke i dhuruar një fitore të artë Lilës.

Santos në minutën e 12-të dhe Kahveçi në minutën e 80-të, kishin shënuar më herët. Dueli i kthimit që do të vendosë kualifikimin do të luhet pas 1 jave në Turqi. 

 

Lini një Përgjigje