TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-06-16 18:38:00

15 milionë euro nga Juventusi, Alen Sherri “fërkon duart”

Shkruar nga Pamfleti

15 milionë euro nga Juventusi, Alen Sherri “fërkon duart”

Juventusi është në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm, teksa mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë shënjestruar portierin e Kaljarit, Elia Kaprile, kartonin e të cilit e zotëron ekipi i Napolit.

“Zonja e Vjetër” është gati të bëjë një ofertë prej 15 milionë euro për Kaprilen, teksa ky lajm i shkon për shtat edhe shkodranit Alen Sherri, i cili është edhe zëvendësuesi i Kapriles te Kalajari. 

Kësisoj Sherrit, mund t’i jepet mundësia e vendit të titullarit me një largim të mundshëm të Kapriles drejt Juventusit. Gjithsesi mbetet të shihet si do të rrjedhin lajmet e merkatos në të ardhmen. 

 

Lini një Përgjigje