TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-09-25 13:02:00

Zyrtare/ Rama vulos e firmos shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Rama vulos e firmos shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak

Erion Veliaj shkarkohet nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës. Vendimi është zyrtarizuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Mbledhja e Qeverisë vjen dy ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi shkarkimin e Veliajt, një vendim ky i dirigjuar nga Edi Rama. Si në të rralla raste, votat e këshilltarëve të PS-së dhe atyre të PD-së e aleatëve të saj, u bashkuan, duke çuar deri në fund skenarin e Kryeministrit Edi Rama për ‘asgjesimin politik’ të Erion Veliajt.

Mbledhja e sotme e Qeverisë u drejtua nga Edi Rama, edhe kjo një gjë e rrallë, pasi përgjithësisht ai ia delegon drejtimin e mbledhjeve zv.Kryeministrit/es.

Kjo ishte mbledhja e parë që Qeveria e re merr vendime nga momenti i votimit në Kuvend dhe më pas betimit të anëtarëve të saj para Presidentit.

Veliaj ka paralajmëruar se mund të ndjekë rrugën ligjore lidhur me procedurat e shkarkimit si Kryebashkiak, ndërsa ai ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, ditë kur u arrestua me urdhër të SPAK. (Në përditësim)

Lini një Përgjigje