
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së 27-vjeçarit Juglen Abazi, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Freskut.
27-vjeçari u paraqit në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Sipas informacioneve, mësohet se i riu ishte brenda në automjet kur u qëllua, duke marrë një plumb në bark.
Mësohet se grupi hetimor ka tentuar disa herë të marrin në pyetje 27-vjeçarin, por ende nuk është treguar i gatshëm për të dhënë një deklaratë, pasi mbrëmjen e djeshme ishte kontradiktor.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit, ndërsa pritet të vihet në pranga. Autoritetet po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Lini një Përgjigje