TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-12-11 21:48:00

Aksioni i FNSH në Vlorë/ Dyshohet se mbanin peng një person, shoqërohen në polici 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i FNSH në Vlorë/ Dyshohet se mbanin peng një person,

Pas aksionit të zhvilluar nga FNSH dhe Policia mbrëmjen e sotme në Vlorë, mësohet se 4 persona janë shoqëruar në komisariat.

Dyshohet se 4 të shoqëruarit mbanin peng një person prej disa ditësh për gjobëvënie ose për t'i marrë pasuritë. Bëhet me dije se një personat e shoqëruar për pengmarrjen është nga Kosova.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kryen kontrolle të befasishme në Vlorë, në disa segmente rrugore dhe banesa. Policia ka pasur dyshime për fshehjen e personave me rrezikshmëri të lartë në banesa dhe automjete që qarkullojnë me xhama të zinj.

1 Komente

  1. m
    mona

    Bejne kot se i lajmerojne perpara aksionit qe te mos dalin vet shefat

    Lini një Përgjigje