Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar mesditën e sotme në Durrës.
Mësohet se një automjet me drejtuese një 29-vjeçare ka përplasur për vdekje një person me inicialet R.B 69-vjeç i cili po ecte me biçikletë.
Mësohet se ngjarja ndodhi në aksin Katund Sukth–Fllakë, ndërsa fatkeqësisht drejtuesi i biçikletës nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
“Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë me drejtues shtetasin R. B., 69 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje