“…Among the most brutal tortures we suffer in Burrel prison, first of all is the smoke of wood or charcoal that you light in the brazier in the middle of the room where we serve our sentence; secondly, the noise that cannot stop even at night…”! This is a fragment of the description of Simon Juban's letter, sent to the Central Committee, extracted from the archives of the Ministry of Interior. The letter is considered one of the most important testimonies by Enver Kushi, one of the members of the working group that prepared for publication the album “Communist Terror in Albania”, a work of the National Historical Museum. Together with the testimony of the Catholic priest, the album completes the brief overview of communist prisons and other testimonies.
But we focused in particular on Simon Juban's letter, reading communist anthropology, the inhumane action in the psyche of Albanians, and especially the part of intellectuals and the religious elite who opposed Enver Hoxha's regime.
In his book, “The First Mass,” Juban describes the moment before the arrests and the seizure of his house: “I quickly gathered what had escaped the searches and seizures in my house for 26 years: the Latin Missal, a stool, a chalice, a purificator, a corporal, and a cross. When I arrived at the tomb, Mark, who had a house nearby, brought an ordinary table and a mat, on which I placed what was needed for an improvised mass…”!
From a sociological perspective, the treatment in communist prisons is almost unknown. A few years ago (there are interviews and testimonies published in the daily press), psychological surveys were conducted regarding the consequences of the dictatorship, conducted by the Trauma and Rehabilitation Center in Albania, headed by Mr. Ardian Kati, a former political persecuted person, where for the first time data on torture in communist prisons were published.
The release of Simon Juban's letter from the Archives of the Ministry of the Interior, along with a few lines and other evidence that attest to names and types of torture in the regime's prisons, seem a little vague compared to publications of this nature. Much of the evidence is repetition from other publications that have been published so far about communist crimes. Although the book's introduction stated that the album is simple and modest, especially for getting to know the history, the words come from high school students - this seems a bit paradoxical given the price and the informative source that the publication has.
Megjithatë, duke anashkaluar këto jo si mangësi, por duke konsideruar botimin si zë historik, rikthim në proceset e diktaturës, është gjithmonë një mundësi që nuk shteron trajtimin. Sidomos nëse do flasim për ngacmimin që mund t’ju shkaktojë institucioneve apo njerëzve që merren me studime, dhe një rast i duhur për të fshikulluar edhe politikën, si të vonuar në ligjin e lustracionit, po aq dhe për pastrimin e administratës nga njerëzit që i kanë shërbyer edhe regjimit të atëhershëm.
Duke iu referuar albumit, një kapitull më vete i kushtohet burgjeve komuniste, si dhe vendeve të ekzekutimit. Burgu i Burrelit është shndërruar në simbol të terrorit, siç dëshmon në letër Simon Jubani dhe përtej kufijve shqiptarë. Gjatë periudhës së diktaturës komuniste, burgu i Burrelit njihej ndryshe si; “industria e tmerrit”, apo “burgu i shfarosjes”. Tiparet karakteristike të trajtimit ç’njerëzor, torturave fizike dhe psikologjike, deri në zhdukjen fizike të burgosurve, e kanë bërë atë të njohur jo vetëm në Shqipëri, por dhe në historinë e Ballkanit e më gjerë.
Kategoria kryesore e të burgosurve ishin intelektualë dhe teologë që kishin studiuar në universitetet më të njohura të botës, tërësisht për bindje politike dhe fetare. Personeli i shërbimit të këtij burgu ishte i zgjedhur dhe duhet të ishin njerëz të bindur të ideologjisë komuniste. Deri në vitin 1965, mungonte shërbimi shëndetësor, vit në të cilin doli dhe një rregullore e re e burgjeve, ku lejonte pak ushqim nga familja, veshmbathje dhe ajrim dy orë në ditë. – “Por mjerisht burgu i Burrelit vazhdon të mbetet simboli i terrorit brenda e jashtë atdheut”, – shkruan Dom Simon Jubani, kur vë në dijeni Komitetin Qendror.
Nga ana tjetër janë emra ekzekutorësh dhe gjyqtarësh, torturuesish dhe hetues për të cilët ende nuk kanë folur studiuesit e krimeve komuniste, se çfarë përfaqësonin ata në pikëpamje të formimit të tyre, si monstra të regjimit, përtej shërbimit të tyre me devotshmëri. Më poshtë japim disa fragmente nga dëshmitë e të burgosurve në burgun e Burrelit, si ishte trajtimi i tyre, me fakte të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme.
Letra e të burgosurit politik, Simon Jubani, dërguar komitetit qendror të PPSH, nga burgu i Burrelit
Burrel 16/XII/1971
Komitetit Qendror
Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin; s’dyti zhurma që nuk pushon dot as natën.
Nuk pretendoj të kemi banjo ashtu sikurse thuhet se kemi; se nuk kërkoj me na çlirue prej shputave, grushteve, fymjeve të përditshme, por u lutem urdhëroni autoritet e Burrelit, t’na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën; t’na çliroj prej zhurmave që na shkatërruene sistemin nervor, s’paku mos të kemi zhurma kur flejmë.
Për arsyet e nalt përmendura janë ba shumë greva urije, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue m’u shlodhë në birucë, pa tesha në çimento për ditë dhe netë, shumë protesta dhe ankesa janë drejtue deri në Tiranë, por mjerisht burgu i Burrelit vazhdon të mbetet simboli i terrorit, brenda e jashtë atdheut.
Kaq për njoftim.
I burgosuri-Simon Jubani-d.v.
Pohimet për torturat dhe mjetet e torturës, në gjyqin e Koçi Xoxes
Në hetuesi tortura u bë metodë pune dhe u rafinua e u perfeksionuar nga sugjerimet dhe udhëzimet e Koçi Xoxes. Të këndohet procesi hetimor në faqet 50,54,66. Të shifet ç’lloj torture i është të burgosurit MYZAFER PIPA: “Hekur i skuqur, i futur thellë në mish gjer në kockë, gjë që shkakton dhimbje të tmerrshme gjer në çmendje, se cilës nuk ka njeri që mund t’i rezistojë, tortura mesjetare që të kujtojnë inkuizicionin.
Është përdorur tortura e provokimit të vdekjes në pakësimin gradual të ushqimit dhe këtë metodë banditi Koçi Xoxe e ka përdorur ndër të burgosurit e Burrelit. Nga kjo lloj torture ka vdekur i burgosuri Koçi Xoxe.
—
Nga deklaratat e Naum Bezhanit
Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:
Po rreshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto, Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vetë na inspironin dhe na mësonin kështu, megjithëse në dukje tregoheshin disa herë kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri).Trajtim çnjerëzor ju bë para dhe pas dënimit Mestan Ujanikut.
Plagë të qelbëzuara në kofshë nga hekurat e skuqur
(Nga kujtimet e të dënuarit Hiqmet Cërloj)
Dëshmitari Shaban Zereci, vjeç 45, nëpunës banues në Tiranë, u betua rregullisht, u pyet e tha: Kam qenë partizan qysh prej viti 1942, kryetar çete, komandant batalioni dhe kam pasur gradën kapiten. U arrestova më 14/ VI/1947. Më kanë mbajtur 16 ditë varur prej këmbe. Pastaj më kanë torturuar me sistemin e jelekut, më kanë vënë kripë në gojë, më kanë vënë me nder mut në gojë dhe mbasi unë nuk hapja gojën, më kanë thyer dhëmbët me dru deri sa u detyrova t’a hap. Nuk e mora vesh asnjëherë përse u arrestova.
I pandehuri Vango, tha: Në hetuesi qe metodë pune tortura, janë praktikuar lloje të ndryshme torturash, si p.sh., qëllesa me pëllëmbë, lënia pa bukë për ditë të tëra, lidhur duar e këmbë me hekura të rënda, jeleku, ujë të ftohtë, me litar të lagur, kokën në kovë. Këto metoda bisedoheshin dhe janë ngritur edhe në mbledhje dhe torturat kanë ardhur duke u perfeksionuar.
(Marrë nga dosja e Gjyqit të Koçi Xoxes (Arkivi i Ministrisë së Brendshme)
Janë përdorur këto forma torturash:
Jeleku (tortura më e tmerrshme).
Kamxhiku dhe druri.
Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
Korrenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët.
Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit të Shefqet Bejës dhe kundra tyre).
Kripë në gojë.
Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin, dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit.
Tortura morale në lidhje me familjen.
Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.
Djegie e mishit me cigare…………….!
Vend ekzekutimet:
Tiranë: Ura e Beshirit, Ura e Farkës, Qesarakë, Kodra e Priftit, Dajt.
Shkodër: Zalli i Kirit (Nga Bardhaj deri te ura e lumit Kir), Antenat e radio Shkodrës, Fabrika e Çimentos, Buzë lumit Buna.
Vlorë: Pusi i Mezinit, Pylli i Sodës, Fabrika e Tullave, Qafa e Koçiut.
Gjirokastër: Sheshi i Zinxhirëve, Buduk, Buze lumit Drino.
Berat: Uznovë, Moravë, Buzë lumit Osum.
Durrës: Porto Romano, Bisht Pallë, Golem, Mali i Robit.
Elbasan: Krastë.
Korçë: Drenovë, Qafa e Qarrit
Peshkopi: Buzë lumit Drini i Zi.
Simon Jubani: Si e bana meshën e parë në Vorret e Rramajt, nandor ’90?
“Ndërroj jetë duke u kthyer në shtëpinë e të Atit meshtari Dom Simon Jubani”, me këto fjalë të shkruara në njoftimin për vdekjen e françskanit, i cili 20 vite më parë me 4 nëntor fillimisht e më pas me 11 nëntor të vitit 1991, kremtoj meshat e para publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër. Për këto ditë në librin e tij “ Mesha e parë” Dom Simoni do shkruante:
“Bana gadi shpejt çka kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë time gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji corporal dhe nji kryq. Kur mbërrijta nder vorre, Marku që kishte shtëpinë aty afër solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë të improvizueme…
Fjalën e mora para Meshe tue falenderue Markun dhe praninë e nja 300 vetëve të ndodhun nder varreza për nji Meshë të pasigurtë, ma tepër për lutje e devocjon personal tue pasture barnat e tue përkëdhelë banesën prej dheut nga ku do të ngjallemi një ditë me të dashtunit dhe të parët tonë…”!
Simon Jubani lindi me 8 mars të vitit 1927 në Shkodër, prej një familje të devotshme katolike e cila i fali Kishës e Atdheut dy meshtar: martirin e intelektualin Dom Lazër Jubani, i cili u helmua me arsenik nga policia sekrete komuniste në vitin 1982, dhe të guximshmin Dom Simon Jubani. Me 4 maj të vitit 1958, shugurohet meshtar nga Imzot Ernest Çoba, dhe dërgohet të shërbej në Abacinë e Mirditës.
He was arrested in 1963 and spent 26 years in political prisons. Always an active militant, face to face and unyielding in the face of communist torture and always under the surveillance of spies, he was released on April 13, 1989, along with several other clerics. For the invaluable nationwide contribution that God entrusted to him, the University of San Francisco in California in 1991 awarded him the "Doctor Honoris Causa" degree in human sciences, with the motivation: "Protagonist of a new era in Albania."
After the fall of communism, Dom Simoni served for several years again in the Mirdita Mountains and for the last decade with great dedication and loyalty, he served in the humility of the confessional of the Cathedral of Shkodra. After a cerebral hemorrhage, Dom Simon Jubani closed his eyes in the early hours of the morning of July 12, 2012 at the Regional Hospital of Shkodra, under the care of doctors, always believing that only in God there is justice and reward. His burial took place in the Rrmajit Cemetery./ Memorie.al
Lini një Përgjigje