TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi27 Shkurt 2026, 13:19

Sa kushton një banesë në metropolet europiane në krahasim me Tiranën?

Shkruar nga Pamfleti
Sa kushton një banesë në metropolet europiane në krahasim me
Çmimet e pronave në Europë

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të mbetet ndër më konkurruesit në Europë sa i përket çmimeve, edhe pse vitet e fundit është përballur me një rritje të ndjeshme të kërkesës dhe të vlerave në zonat kryesore urbane.

Sipas një përmbledhjeje të publikuar nga Investropa, çmimet mesatare për metër katror në qendër të qyteteve shqiptare mbeten dukshëm më të ulëta krahasuar me shumicën e kryeqyteteve europiane.

Në Tiranë, çmimi mesatar për një metër katror në qendër të qytetit llogaritet rreth 2,535 euro. Ndërkohë, në Durrës ky çmim është rreth 1,492 euro për metër katror. Diferencat mes qyteteve lidhen kryesisht me pozicionin gjeografik, zhvillimin ekonomik, intensitetin e turizmit dhe kërkesën për prona në zonat qendrore apo pranë vijës bregdetare.

Megjithatë, kur krahasohen me tregjet e zhvilluara europiane, çmimet në Shqipëri mbeten disa herë më të ulëta. Në qytete si Zurih apo Londër, çmimet mesatare në qendër tejkalojnë 16 mijë deri në mbi 20 mijë euro për metër katror. Edhe në Paris apo Luksemburg vlerat janë shumëfish më të larta se në Tiranë. Kjo diferencë e madhe reflekton jo vetëm fuqinë blerëse dhe nivelin e të ardhurave në këto vende, por edhe presionin e lartë të kërkesës në tregjet me ekonomi të konsoliduara.

Në rajon, tabloja është më e ndërmjetme. Qytete si Zagrebi, Beogradi apo Sofje paraqesin çmime që në disa raste afrohen me Tiranën ose e kalojnë lehtë atë, duke treguar se tregu shqiptar është më ndër më të lirët në Ballkan, por mbetet ende konkurrues sipas llojit të ndërtimit.

Rritja e çmimeve në Shqipëri gjatë viteve të fundit është ndikuar nga disa faktorë: zgjerimi i sektorit të ndërtimit, rritja e turizmit, investimet e diasporës, si dhe interesi i shtuar nga blerës të huaj, sidomos në zonat bregdetare. Në Tiranë, zhvillimi i projekteve të reja rezidenciale dhe komerciale në qendër dhe në zonat përreth ka shtuar ofertën, por kërkesa ka mbetur e fortë, duke mbështetur nivelet aktuale të çmimeve./Scan

krahasimi me shqipërinë

Lini një Përgjigje