Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk kanë fund. Për 45 vite jetuan në diktaturë, ndërsa tani në demokraci klasa politike po vijon t’i mbajë peng.
Edi Rama sot mblodhi grupin parlamentar, për shkak se pakënaqësia ka filluar të rritet ndjeshëm. Qëllimi i kësaj mbledhjeje ishte që deputetët të dalin tani në terren e media dhe t’u bëjnë lavazh truri qytetarëve.
Vetë Babloku e hodhi hapin i pari, pasi mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS në njësinë 2, ku foli për rritje pagash, pensionesh etj. Pra skema standarde, për të mashtruar popullin.
Por perla e të gjithave ishte çmimi i naftës. Sot Bordi i Transparencës e çoi naftën 218 lekë për litër, ndërsa Rama premtoi se qeveria do të ndërhyjë me “mjete teknologjike”.
“Na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia dhe e mësuam, besoj, që ekonomia nuk është thjesht e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë në pandeminë, me luftën në Ukrainë dhe po e shikojmë prapë me naftën që po ndikohet nga lufta në Iran. Nga ana tjetër kemi mësuar që ne nuk rrimë me duarkryq dhe të themi se shiko se kjo është situata. Sepse qoftë me pandeminë apo tërmetin që ndodhi, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë. Për naftën po përgatitemi për një ndryshim të madh. Shteti duke u futur, e para, të garantojë rezervat dhe të ndikojë në çmimin e naftës duke e sjellë në parametra të arsyeshëm. Po përgatitemi që të fusim në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike”, tha Rama.
Lini një Përgjigje