TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi28 Mars 2026, 10:29

Nën presion apo përllogaritje e gabuar? Bordi i Ramës rrit çmimin e naftës me 15 lekë për litër brenda natës

Shkruar nga Pamfleti

Nën presion apo përllogaritje e gabuar? Bordi i Ramës rrit

Çmimi i sotëm, i caktuar nga Bordi, është më i larti që është praktikuar në Shqipëri nga momenti kur nisi konflikti në Lindjen e Mesme, dhe Irani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

Bordi i Transparencës, i ngritur për të kontrolluar çmimet e karburanteve që pësuan luatje të forta pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, nuk ka rezistuar as 24 orë nga vendimi i marrë të premten se nafta me pakicë në pikat e karburanteve do të kishte një çmim tavan prej 203 lekë për litër.

Por në mbledhjen e mëngjesit të së shtunës, Bordi vendosi çmimin e ri: nafta do të shitet 218 lekë për litër, 15 lekë më shumë se vendimi i marrë të premten.

Ndërkohë, për çmimin e benzinës, rritja ka qenë më e reduktuar, pas inga 175 lekë për litër që përcaktohej çmimi tavan në vendimin e së premtes, mëngjesin e së shtunës, Bordi vendosi çmimin tavan 181 lekë për litër.

Çmimi i sotëm, i caktuar nga Bordi, është më i larti që është praktikuar në Shqipëri nga momenti kur nisi konflikti në Lindjen e Mesme, dhe Irani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit.

Çmimi i naftës në pikat e karburanteve, shitjet me pakicë, arriti kulmin në 2014 lekë për litër, më pas filloi një rënie e lehtë, deri në momentin kur Bordi vendosi më 27 mars çmimin tavan 203 lekë, ndërsa për benzinën nga 199 lekë për litër u vendos në 175 lekë për litër.

Njoftimi i plotë

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Mars ora 10.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Nën presion apo përllogaritje e gabuar? Bordi i Ramës rrit

Çfarë e ndryshoi çmimin tavan

Nuk dihet nëse ky vendim i Bordit ishte një keqllogaritje që më pas është korrigjuar me vendimin e sotëm, apo një presion që është ushtruar nga grosistët.

Kryeministri ka deklaruar disa herë se nuk është politikani mbi të cilin mund të ushtrohet presion apo që të marrë vendime nën presion, dhe nëse i qëndrohet kësaj logjike, atëherë, Bodi ka gabuar me përllogaritjet e së premtes, 27 mars, kur caktoi çmimet tavan

Menjëherë pas publikimit të çmimeve tavan, importuesit e karburanteve iu drejtuan Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke kërkuar rishikimin e metodologjisë së përllogaritjes. Madje në letër ata paralajmëruan se do të pezullonin importet e karburanteve

Sipas importuesve, përllogaritja është bazuar në formulën e përdorur në vitin 2022, e cila nuk reflekton kushtet aktuale të tregut dhe, në veçanti, kontratat në fuqi që ne kemi me furnitorët tanë. Si rrjedhojë, çmimet e përcaktuara nuk pasqyrojnë kostot reale që aktualisht formojnë çmimin e një litri nafte dhe benzine për tregtimin me shumicë.

Ditën e sotme, në bursën ndërkontinentale ICE të Londrës, vlera e kontratës së naftës bruto Brent ishte 105.32 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e mallrave NYMEX të Nju Jorkut, çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar ËTI arriti në 99.64 dollarë për fuçi. /Pamfleti/

 

bordi nafta cmime

2 Komente

  1. A
    Anxhelo

    Ajo ora e futjes ne fuqi te cmimeve 10:30pm nuk ishte e vertete u futen ne 10:30 ma

    1. D
      Daku

      Po ne rradhe te pare ky Bord-ell i transparences duhet te beje publik emrat e anetareve. Pasi jam i sigurt qe te gjithe anetaret marrin "rroge te dyte" tek qeti dhe tek te tjeret. Ne gjithe rajonin qeverite kane nderhyre duke ulur barren fiskale (thene ndryshe taksat administrative) ndersa hajduti yne ngre bordello transparence si breket e ajoles per te kontrolluar cmimet. Keto veprime te ketij kafshe kane kaluar cdo limit pasi pervec vjedhjes se hapur qe po i ben shqiptareve po i shkel dhe me kembe duke tallur menderen. Perfundimisht behuni te gjithe mediat bashke dhe refuzojeni kete kafshe ti perconi zerin, mos u beni si mut veliu e top kanali. Braktiseni perfundimisht kete antishqiptar dhe jepuni ze njerezve te vjedhur dhe popullit qe perfundimisht tja heqe breket ketij kafshe

      Lini një Përgjigje