TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 9 Maj 2026, 12:17

Dje e uli me 3 lekë, sot e rrit me 4, Bordi i Ramës "ping-pong" me çmimin e karburanteve

Shkruar nga Pamfleti
Dje e uli me 3 lekë, sot e rrit me 4, Bordi i Ramës
Bordi i Ramës "ping-pong" me çmimin e karburanteve

Bordi i Ramës po luan "ping-pong" me çmimin e karburanteve, një ditë e ul me 3 lekë të nesërmen e rrit me 4 lekë...

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshime në çmimet e karburanteve, duke rritur çmimin e naftës në 197 lekë për litër, vetëm një ditë pasi e kishte ulur atë me 3 lekë.

Dy ditë më parë, nafta tregtohej me 196 lekë/litër. Dje, Bordi vendosi uljen në 193 lekë, ndërsa sot çmimi është rritur me 4 lekë, duke shkuar në 197 lekë/litër. Kjo është një lëvizje që për shumë qytetarë duket më shumë si një “lojë” me çmimet sesa një reflektim real i tregut.

Sipas vendimit të datës 9 maj 2026, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litër, ndërsa me shumicë 185 lekë/litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë deri në 182 lekë/litër dhe me shumicë në 170 lekë/litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

bordi i rames ping pong cmimin e karburanteve

2 Komente

  1. T
    Tony

    Ne Britani 75% e vleres se karburantit eshte taksimi nga shteti. Kapitalismus ka ligjet e veta te embla per pasaniket rrjepsa e shtyresit e lapsit (pen pushers)burokratet, ligje te hidhura per ata qe u bie bretku ne pune per buken e gojes e faturat.Ky eshte ligji moral universal. Qef o qef ben vetem qerratai. Me ligesine e grykesine qe ka qenia kafshe qe e quan vehten "human" do shkoje drejt shfarosjes.

    1. z
      zeta

      Prandaj e lavderoi ne parlament bordin e Rames, ai surrat majmuni, qe hiqt sikur kritikon qeverisjen aktuale... Te gjithe tallen me popullin, qe nga Rame deri tek aparatciku me vulgar i kesaj qeverie. Pa leri ata kuazi deputete, qe buzet i mbajne tek bythet e rames ler ti pritur e thithur cdo pordhe,

      Lini një Përgjigje