TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi16 Maj 2026, 12:14

Bashkia e Tiranës, tender 720 milionë lekë për mirëmbajtje sinjalistike në Unazën e Madhe; është detyrim kontraktor për 5 vite i kompanive ndërtuese

Shkruar nga Pamfleti
Bashkia e Tiranës, tender 720 milionë lekë për
Unaza e madhe e Tiranës /

Unaza e madhe është në inventarin dhe administrimin e ARRSH dhe mirëmbajtja e sinjalistës është detyrim kontraktor për 5 vite nga kompanitë që e kanë ndërtuar sipas loteve…

Në mbledhjen e kësaj jave të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, humbi plotësisht qetësinë kur edhe këshilltarë të PS-së, i kërkuan sqarime për situatën e mos pastrimit në disa zona të kryeqytetit.

Por Anuela është shumë e qetë dhe “mjeshtre”, për të sajuar tenderë me taksat e qytetarëve, duke i maskuar pas ndërmarrjeve në vartësi të saj, për shërbime në objekte e sektorë që nuk i ka në administrim dhe detyrim financimi Bashkia e Tiranës.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 11 maj 2026, zv/kryetarja që po kryen detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka shpallur një tender me vlerë 72 milionë lekë me TVSH, për mirëmbajten e sinjalistikës në Unazën e Madhe, nëpërmjet Ndërmarrjes së Rugëve e Ndriçimit Publik.

Fakti, që Unaza e Madhe nuk është në administrim dhe në inventar të Bashkisë së Tiranës, por në administrim dhe ende në inventar të Autoritetit Rrugor sepse nuk e ka dorëzuar akoma, krijon dyshime për tender fiktiv e të sajuar për të përlarë milionat që janë hedhur.

Përveçse, Unazën e Madhe e ka në administrim Autoriteti Rrugor, mirëmbajtja e saj si rrugë dhe sinjalistikë, është detyrim kontraktor për 5 vite garanci, nga kompanitë që e kanë ndërtuar sipas Loteve.

Afati i mirëmbajtjes së sinjalistikës për 27 kilometër gjatësi të unazës, do jetë për 2 vite, me kosto 26.7 milionë lekë për kilometër; shpenzim i mbivendosur që e kanë detyrim kompanitë ndërtuese, për 5 vite pasi t’ia kenë dorëzuar Autoritetit Rrugor./Pamfleti

Bashkia e Tiranës, tender 720 milionë lekë për

unaza e madhe e tiranës bashkia e tiranës

2 Komente

  1. A
    A.K.

    Rrgulloni rrugen sekondare,se eshte nje katastrofe dhe lerini ato,qe nuk ju perkasin.E keni lene Tiranen per faqe te zeze.TURP

    1. O
      Opionisti

      Do jete ne shtete jo ne private te hape vende pune ne shtete te hiqtecfirma private ne ndertimi ne bujwesi ndermarje prodhimi bukes

      Lini një Përgjigje