Edi Rama e ka shpresuar fitoren e Trump, së paku për të shtyrë ultimatumin e administratës Biden që planifikonte ta largonte si kryeministër...
E gjithë Europa tregoi dje se është shumë e shqetësuar nga fitorja e Donald Trump. Dhe nuk është e shqetësuar kot apo emocionalisht. Por nga deklaratat para dhe pas fitores së presidentit të sapozgjedhur të SHBA.
Ai tha se do të mbyllte luftrat me një të rënë të lapsit. Normalisht është mënyrë të të thënit, pasi luftrat nuk mbyllen aq kollaj, kërkohet marrëveshje. E pikërisht këtu qëndron problemi.
Të vetmin ‘deal’ të madh që ka bërë Trump kur ishte President për të larguar ushtrinë amerikanë nga një territor, ishte marrëveshja me talebanët. Marrëveshje, e cila u realizua nga vetë Trump në Katar. Ishte një koncension, një ‘deal’ me Kinën, natyrisht edhe me Rusinë, që të linin vendin e pushtuar vetëm me një qëllim. Që të mos ndërtoheshin naftësjellësit dhe gazësjellësit nga Rusia në drejtim të Azisë.
Dhe ku Afganistani ishte një vend kyç. Trump e bëri ‘deal’-in me Moskën dhe Pekinin, por donte që me Talebanët ta përfundnte vetë modalitetin e dorëzimit të Afganistanit. Dhe e bëri. Siç e ka treguar Wall Street Journal, vite më parë, Donaldi, i tha kreut të delegacionit se duhet të respektonin protokollin, se përndryshe, futi dorën në xhepin e brendshëm të xhaketës dhe nxori një foto. “Kjo është shtëpia jote, aty do të vrasim. Gjithsesi paske shtëpi të bukur, më pëlqen arkitektura”.
Trump iku, e ja la Bidenit lëmshin e dorëzimit të Afganistanit, ku siç dihet u bë një rrëmujë e madhe.
Ndërkaq, për Kosovën zgjodhi të famshmin pakt Hoti-Vuçiç, ku në momentin e fundit hoqi, të paktën kështu ka thënë Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij, amendamentin e marrëveshjes, sipas të cilit Serbia njihte Kosovën.
Një amendament fantazëm që nuk doli kurrë, kurse pakti fliste për një bashkëmenaxhim të liqenit të Ujmanit me protektorat amerikan. Por edhe Serbia, pra Beogradi, do të kishte pjesë.
Nga ana tjetër, njerëz të Hashim Thaçit, si Baton Haxhiu e të tjerë, folën hapur për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe amnistinë e krimeve të luftës, si dhe shkrirjen e gjykatës speciale. Kështu në mënyrën më të fshehtë, konspirative, u përhap ideja e ndarjes së Kosovës. E cila me të drejtë alarmoi Europën: Gjermaninë e Francën, që sipas gjasave nxitën Albin Kurtin që ta ndalojë. Dhe ai e bëri.
Pikërisht për këtë Albin Kurti erdhi në pushtet dhe e mbajti fort kauzën e veriut dhe të mos ndryshimit të territoreve.
E sot, ata që projektuan ndarjen e Kosovës, janë të entuziazmuar me ardhjen e Trump se ai do të largojë Albin Kurtin. Po nëse e veton populli?
Për të ardhur në Tiranë pastaj, ku njerëz të lidhur me Edi Ramën e Edoganin shërbyen darkë pa alkol për fitoren e Trump, ndërkohë që gruaja e Ramës bëri festë se përktheu librin e Kamala Harris.
Me një fjalë estradë Ballshi.
Në fakt problemi është më i thellë, pasi përbën një plan ku Edi Rama e ka shpresuar fitoren e Trump, së paku për të shtyrë ultimatumin e administratës Biden që planifikonte ta largonte si kryeministër.
Po a do ta bëjë edhe Trump?
Ai vjen në fund të janarit në zyrën ovale dhe kohët për të ndikuar dhe hyrë në fuqi shkojnë përtej zgjedhjeve të majit. Gjasat janë që atë axhendë që do ta bënte administrata ‘Biden’, nëse nuk ja kanë ngenë ta bëjë Gjermania e Franca. Që realisht mund ta bëjnë, siç e bënë me Hashim Thaçin në 2020-ën.
Thënë kjo, në fjalë të përgjithshme, të gjithë që janë të eksituar nga fitorja e Trump, janë në shumicë njerëzit me probleme shumë të mëdha me drejtësinë, korrupsionin e krimin. E kjo është çështja e madhe, që e shqetëson gjithë këtë kozmos kriminal ballkanik. Duke nisur nga Richard Grenell, kryelobistin e Serbisë, që ka marrë miliona nga Beogradi, e në të njëjtën kohë vinte në Tiranë e bënte marrëveshje për familjen ‘Trump’, marrëveshje që ishin homologe me projektet në Beograd. Projekte që sipas gjasave janë më shumë politike se investimesh. Mjafton të shohësh njerëzit e përfshirë: rusë, serbë e arabë. E për këtë duhet të gëzohemi?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje