Një njeri pa miq, pa bashkëpunëtorë, pa kundërshtarë, pa drejtësi, pa nder e kode, nuk mund ta tërheqë asgje tjetër më shumë se një skelet njerëzor.
Edi Rama, ky artist i dështuar, kryeministër i bandave dhe kriminelëve e ka një talent të padiskutueshëm: aftësinë për të folur me nënkuptime dhe mesazhe diabolike të shprehura në simbole.
Këtë e ka bërë sa herë ka dashur, ka mundur dhe çdo herë që është gjendur përkrah të ngjashmëve të vet, të sojit Soros & Co.
Kësaj radhe Babloku ka shkuar më larg dhe kjo nuk duket të jetë aspak rastësi. Mëngjesin e të shtunës, drejtëpërdrejtë nga Korça, para se të nisej për një takim me shqiptarët e Greqisë, ai i ka përshëndetur bashkëatdhetarët këtej kufirit, me një skelet. Bash siç ia ka ënda e bash në një kohë kur Shqipëria ka mbetur varur në një gjendje apokaliptike, mes një realiteti vrastar dhe një shteti neodiktatorial.
Në Korçë ka plot subjekte fotografike për të pozuar. Ka kulturë, trashëgimi, ka njerëz të ditur, muze e monumente. Por kryeministri ynë ka zgjedhur atë që i shkon me shumë, një skelet njeriu. Një ditë pas një kremtimi aspak tradicional, por shumë komercial si Hallowen, Kryeministri i shqiptarëve ka zgjedhur pikërisht simbolin e vdekjes.
Duke parë këtë gjahtar limfe njerëzore, rrethuar nga errësira e thellë, pavarësisht se nën dritën e diellit në atë fotografi-mesazh, mendja të shkon se asgjë nuk është rastësi.
Me Edi Ramën, asgjë nuk mund të jetë rastësi.
Vetiu të kujtohet shprehja më e famshme e tij dhe e vërteta e vetme absolute e pushtetit të tij: Prisni se nuk keni parë gjë akoma:
Deri sa t'ju thith palcën
Deri sa t'ju tretet mishi e tu ndahet nga kocka
Deri sa vdekja t'ju marrë
Makabritet i vështirë për tu parë, perceptuar e kuptuar. Por Kryeministri ynë të egra i ka edhe mesazhet, edhe pushtetin, edhe përfundimet. Një njeri pa miq, pa bashkëpunëtorë, pa kundërshtarë, pa drejtësi, pa nder e kode, nuk mund ta tërheqë asgjë tjetër më shumë se një skelet njerëzor.
Në një ditë të bukur vjeshtake, plot diell e të ngrohtë, Edi Rama dha të vetmin mesazh që di, atë të vdekjes. Edhe sikur të mos e kish pasur këtë qëllim, nënvetëdija e tij është gjithmonë më e fortë. Ajo e drejton Bablokun drejt mbretërisë ku ndihet i gjithpushtetëm dhe i provuar që e meriton: mbretërinë e shkatërrimit. Të tilla i la edhe mesazhet.
Edi Rama i ka dhënë gjithmonë mesazhet e veta, të qarta si drita e diellit. Kjo e keqe sot është ulur këmbëkryq mbi Shqipërinë e varfër, sfidon diellin që i rri përballë, ngrohtësinë dhe butësinë e një vendi të bekuar nga Zoti.
Kjo e keqe do shkulur dhe hedhur tutje. Do kthyer atje ku e ka vendin, bashkë me skeletet që i vijnë vërdallë të harlisur./Pamfleti
Lini një Përgjigje