TAGS-AT E JAVËS

Editorial28 Tetor 2024, 09:59

Kush ia mbushi sallën Edi Ramës në New York?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Deklaroi botërisht, se Amerika nuk ka merita për reformën në drejtësi, se është partia socialiste ajo që mban drejtpeshimin mes atyre që SPAK-u prek e atyre që Mafia preferon...

Kush ia mbushi sallën Edi Ramës në New York?!

Amerika e ka futur Edi Ramën në etimologjinë e panjohur të hetimit, si kriminelin e një vendi të vogël që ka dëmtuar rëndë interesat kombëtare, që ka korruptuar shefin e FBI-së, Charles McGonigal, ka fyer e shqyer nga morali njerëzor dhe juridik trupën diplomatike këtu në Tiranë.

Të rendisim faktet nuk është e nevojshme, por ca vogëlsira edhe mundemi t’i pastrojmë nga shtëllungat e dollarëve që Babloku i vjedh në popullin më të varfër dhe i shpërndan nëpër podiumet më të larta.

Ka deklaruar botërisht, se McGonigal ishte një “goridhë” e përdorshme, se Yuri Kim i shkonte pas si “sekretare e Partisë Socialiste”, se mënyra se si votojnë shqiptarët do të jetë ose vlerësim ose ndëshkim për cilindo që aplikon për vizitë në SHBA.

Ky i çmendur, edhe në takimin me patronazhistë në New York, u shfaq hapur si antiamerikan.

Deklaroi botërisht, se Amerika nuk ka merita për reformën në drejtësi, se është partia socialiste ajo që mban drejtpeshimin mes atyre që SPAK-u prek e atyre që Mafia preferon.

Në fakt, këtu është i saktë.

Vëlla Olsin, Shkëlzen Berishën, Engjëll Agaçin, Oltën e Fridën dhe fantazmat pas investimeve strategjike, ende SPAK-u nuk i ka “gërvishtur”.

Pak t’ua çjerrësh lëvozhgën këtyre apo çdo milioneri nga hiçi, arka e shtetit mbushet me pasuri e shqiptarët me shpresë.

Po kush ja mbushi sallën Bablokut në New York?.

Aty kishte diplomatë, ministra, kryebashkiakë, zyrtarë e persona me precedentë penal në SPAK, por zëra të besueshëm, na sjellin shqetësimin edhe më skizofren se kaq.

Shumica përflitet se ishin prurje të ambasadores Yuri Kim.

Babloku vërtetë nuk mund ta kontaktonte, se po, klima në Amerikë po ndryshon, por nuk mund të mos themi, se zyrtarë hajdutë e kriminelë janë të pajisur me viza amerikane, se kanë lindur edhe fëmijët atje, se kanë blerë shtëpi e prona, se kanë fshehur pasuri të vjedhura.

Shumë nga këta, kishin dy javë që bënin lista të përzgjedhura për t’i thënë; “kryeministër, mos e lësho pushtetin deri sa të kesh frymë”.

Fryma që po u zë fitorja e Donald Trump, ka mbushur me erë shkrumbi hemisferën e harpagonëve të pangopur.  

 Protesta e patriotëve tanë në diasporë kundër antiamerikanit Edi Rama dhe ca hajdutëve rreth tij, ju e patë, nuk u transmetua në mediat e inceneratorëve, duke shpërndarë vetëm terr informacioni.

Që ta kemi të pastër informacionin, sado i hapëm sytë e kamerave, në sallën ku Babloku kërkonte vota për partinë me hajdute në historinë tonë, nuk dallojmë asnjë që është pajisur me vizë nga momenti që e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka filluar një punë kaq të mirë për shqiptarët e të keqe për kriminelët.

Indigjenët e kolonisë sorosiane janë në kohë tronditëse, sa nuk u ka ngelë asnjë “armë” tjetër përveç shfryrjes me erë të keqe, “Bablok, mos e lësho pushtetin deri sa të kesh frymë”!/Pamfleti

edi rama new york

Lini një Përgjigje

Editorial