
Të jesh i sulmuar nga Meta është si një medalje nderi për çdo prokuror të SPAK. Në vend që të përballet me realitetin, ai po i drejtohet taktikës së diskreditimit publik, duke kërcënuar Altin Dumanin, një njeri që, përkundër presionit, po qëndron i palëkundur.
Për dekada, Ilir Meta ka qenë mjeshtër i një loje politike të ndyrë, duke kaluar nga e majta në të djathtë dhe duke u orientuar me erën e pushtetit dhe interesave personale. Tani që SPAK e godet me një dosje të trashë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ai ka zgjedhur strategjinë e vetme që i ka mbetur: të sulmojë dhe të kërcënojë drejtësinë.
SPAK, institucioni që shpeshherë ka qëndruar nën një lupë kritikash, ka mbështetjen e madhe të amerikanëve, të cilët kanë dhënë dritën jeshile për arrestimin e Metës. Ky është një sinjal i fortë për ata, që si Meta, vetja i duket i paprekshëm. Të jesh i sulmuar nga Meta është si një medalje nderi për çdo prokuror të SPAK.
Në vend që të përballet me realitetin, Meta po i drejtohet taktikës së diskreditimit publik, duke kërcënuar dhe sharë Altin Dumanin, kryeprokurorin e SPAK, një njeri që, përkundër presionit, po qëndron i palëkundur. Ndërsa Meta luan rolin e viktimës, SPAK dhe Dumani po tregojnë se, këtë herë, drejtësia nuk do të ndalet përballë ‘peshkaqenëve’.
Ish presidenti Ilir Meta me tone të ashpra i është drejtuar me fjalë të renda ofenduese kreut të SPAK, duke e cilësuar si “Dum duman”, “Qen” dhe madje ka kapur veshin duke i thënë “Këtu të kam, mbaje mend çfarë kam për të të punuar”. Ndonëse Meta ka fyer gjatë seancën kryeprokurorin e SPAK, ky i fundit ka qëndruar i qetë, ashtu si dhe dy prokurorët e tjerë Arben Kraja dhe Sotir Kllapi
Prania e SHBA në këtë çështje nuk është thjesht një mbështetje për SPAK, por një shenjë e qartë se korrupsioni i pandëshkuar nuk do të tolerohet më. Amerikanët janë të lodhur nga këto figura të errëta politike. Me çdo veprim të SPAK-ut, mbështetja e Washington-it po bëhet gjithnjë e më e dukshme, duke dëshmuar se Shqipëria nuk është më një "tokë pa ligj" për ata që kanë mbushur xhepat në kurriz të popullit.
Rënia e Ilir Metës nuk është një fund i papritur, por është një paralajmërim i qartë për Edi Ramën. Sa herë që Meta kthehet për të sulmuar, për të kërcënuar SPAK dhe për të manipuluar opinionin publik, realiteti bëhet më i qartë: fati i tij është vulosur nga ata përtej Atlantikut, që nuk i pranojnë më lojërat politike të Shqipërisë. Kur pushteti dhe interesat përplasen, çdo politikan bëhet i ‘prekshëm’.
Spekulimet për kontrollin e Ramës mbi SPAK-un dhe reformën në drejtësi janë po aq të kota sa retorika e atyre që përpiqen të shpëtojnë nga pasojat e korrupsionit. E vërteta është se reforma në drejtësi dhe SPAK-u nuk janë produkti i vullnetit të një politikani shqiptar, por një imponim i pastër nga ndërkombëtarët. Ata që i detyruan të firmosin pro reformës në drejtësi, do të jenë ata që do të mbyllin derën e qelisë për tre figura të errëta të politikës shqiptare: dy kanë rënë, i treti është në ‘rënie të lire.’
Prandaj Bablok, ndoshta është koha të përgatitesh për fundin e pandalshëm të karrierës tënde politike. Në fund të fundit, edhe buzeqeshja më e madhe fshihet prapa maskës së një frike të pashmangshme. /Pamfleti

Lini një Përgjigje