TAGS-AT E JAVËS

Editorial23 Dhjetor 2025, 14:53

Shpëtojeni Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Shpëtojeni Edi Ramën!
Edi Rama /

Ai nuk po qeveris më. Është peng. I kapur. I izoluar brenda një kupole që nuk komandohet nga ai, por nga krimi që e ngriti dhe tani po e përdor si mburojë.

Edi Rama nuk është më kryeministër. Është njeriu që po fundos gjithë qeverinë, gjithë partinë dhe gjithë vendin, vetëm që të shpëtojë vetveten. Ai nuk drejton më një shtet, por një sistem të frikës dhe vasalitetit. Dhe ata që dikur i shërbyen si ushtarë besnikë, sot i ka hedhur përballë dy zjarreve: nga njëra anë SPAK-un, nga ana tjetër strukturat kriminale që nuk falin, që u trokasin deri fëmijëve në derë për të kërkuar heshtje.

Kjo nuk është më një qeveri, është një komardare shpëtimi. Ministrat bien ‘domino’, deputetët fshehin kokën, ndërsa Rama bën të pafajshmin në ekrane.

Të gjithë ata që i shërbyen, i ktheu në vasalë. I detyroi të heshtin, të pranojnë, të firmosin, të mbulojnë. Tani, kur vjen SPAK-u në derë, Rama është gjithmonë i paprekshëm. Ai nuk dinte gjë. Ai është i zënë me ngjyrat. Ai është në Paris, ndërsa ata përballen me hetimet, kërcënimet dhe izolimin publik.

Dhe bota po sheh. Washington Times, Der Spiegel, Le Monde, Bild, Euractiv; të gjitha e përmendin Shqipërinë si shembull të qartë të një vendi ku krimi kontrollon politikën, ekonominë dhe drejtësinë. Në qendër është ai. I vetmi që nuk bie.

Shpëtojeni Edi Ramën! Sepse ai nuk po fundos vetëm veten. Po fundos ata që e ndihmuan të ngjitet. Po fundos çdo shpresë për reformë të vërtetë. Po fundos Shqipërinë./Pamfleti

 

 

shpëtojeni edi ramën

12 Komente

  1. T
    Tony.

    Problemi eshte se Shqiperia i ka te gjitha shtetet e botes armiq. Pse? Sepse lakmohet si vend per ta shfrytezuar. Eshte histori shume e lashte.

    1. T
      Tafili nga Dibra.

      Cfar I ka bere ketij populli dhe kesaj toke, ai meriton vetem vdekjen.

      1. A
        Adriatiku

        Shume e skate ne litar krimineli

      2. s
        spak

        o tafil i vicidolit dhe serbise, i gjati beri shqiperine te vije era evrope dhe jo kandar si vicidoli, tani do bej dhe shtet, po te kete jete ai do votohet edhe per 100 vjet te tjara

        1. b
          berti

          Ky pafillo gjate paska qene ordiner fare. Sepse vetem nje ordiner mund te mbeshtes dhe mbeshtetet nga llumi. Turp e faqe zeze me cfare po degjojme. Se kuptoj si ka fytyre dhe del ne ekran akoma. Ky duhet arrestuar urgjent si kreu i organizates me kriminale dhe zullumqare ne Europe.

          1. E
            Enver

            Artikull sh i ashper. Fleterrufe. Pa Ramen do ishim akoma ne kohen e bronzit me Salen. Rama kete popull ka, kete supe gatuan. Ju qe po qaheni keni ndonje alternativ tjeter?? E ka marre krimi peng shkruani, ne jemi . Nje vlla polic ne TR tjetri ne Angli me shpi bari. Atehere ku ti gjeje Rama Shqiptaret sic i do gazeta juaj. Punetor si kinezet, te pa korruptuar( ka ndonje vend keshtu njerezish), te drejte si japonezt, te zgjuar si Gjermant, te peruulur si Thailandezt etj , etj Thjesht jemi Shqiptar nuk kemi kapacitet per me mire.

            1. F
              Feti Dema

              "I mbyturi të mbyt".

              1. e
                eni

                Mbreti ka dale lakuriq

                1. l
                  llambi

                  Eshte karte e djegur. Perpiqet te dale i qete ne media po ka mbaruar. I ka ardh fundi, ceshtje javesh. I papergjegjshem psikopat qe nuk ka lidhje fare me detyren qe ka dhe me shtetformimin. I lidhur dhe varur koke e kembe nga bandite dhe trafikant, mashtrues patologjik, i pangopur i babezitur. Tani ka ardh koha "ti gezoj" bashke me shpuren qe solli me vete. Duhen denuar si sekt.

                  1. P
                    Pak nga të gjitha

                    Shkrim pa autor . Analizë e nivelit të ulët gjimnazisti. Asnjë shifër ekonomike krahasuese. Psh buxheti , niveli i shpenzimeve të shtetasve , niveli punësimit ulje ngritje… psh në 9 muaj kanë hyrë 18 000 automjete 0-4 vjet si kurrë më parë etj dhe nxirren përfundime. Jo fjalë kot në erë për kriminelë që drejtojnë apo kanë rrethuar Ramën e qeverinë… pastaj votën opozitën nuk lejojnë Berishën të largohet pastaj drejtsinë etj etj si as në filma. Helmi vepron s’ka rëndësi kush e hedh.

                    1. .
                      ..

                      Prisni, prisni..sa ti Bien bolet dashit!

                      1. P
                        Premti Dhalla

                        Edi Rama është ai që është! Ne e votojmë dhe ne e kemi fajin për vjedhjet dhe mijëra maskarallëqet që po bën ai. Problemi është diku tjetër,ky tip udhëheqës që nuk di asgjë çfarë bëjnë vartësit ,(si Enver Hoxha dikur që pasi i mbante shokët e vet për 30 vjet ministra pastaj papritmas i dilnin poliagjentë), duhet të vdesë në burg. Ndryshe kurrë ky vend nuk bëhet dot...

                        Lini një Përgjigje

                        Editorial