TAGS-AT E JAVËS

Editorial20 Dhjetor 2025, 14:51

Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB

Shkruar nga Frrok Çupi
Një ironi e vërtetë me 16 000 faqe në USB
Foto ilustruese /

Hapen çantat dhe nxorën një gjë që nuk mund të shihej me sy të lirë. Ishte vetëm një mjet i vogël i quajtur USB, aq i vogël.  

Me atë mjet kishin ardhur të arrestonin zëvendës kryeministren Balluku

Ironi e bën fati, por s’ishte ashtu.

Tre prokurorë të SPAK kanë zbarkuar dje në Kuvendin e Shqipërisë, të ngarkuar me një  peshë aq të vogël sa e mban bleta në fluturim. Ishte një USB. Ata e demonstruan sendin sa një gisht të vogël misterioz. Gati- gati si një stilolaps pistoletë që ishte përdorur 15 vjet më parë për vrasjet para selisë së qeverisë.

Deputetët që pritën prokurorët nuk u tremben. Ata kanë besim se SPAK nuk vret pa paralajmërim.

Por u tmerruan kur prokurori shpalli se brenda në atë send të vogël e misterioz, sa një fishek, ndodheshin 16 mijë faqe të shkruara. Janë akuza, dëshmi, përgjime, thashetheme, fjalë kafenesh, inate grash për burrat e burrash për gra... Të gjitha zënë 16 mijë faqe letër sikur misteri i mbledhur kulaç në usb të printohej diku.

Trembja e parë erdhi për nga volumi i madh i dokumenteve që duheshin lexuar. Aty ka deputetë që në jetën e tyre nuk kanë lexuar as 16 mijë shkronja. Por edhe nuk mund të fajësohet askush. 16 mijë faqe mund të lexohen për njëmijë ditë, që i bie të paktën tre vjet. Vetëm fashikujt me thashetheme dhe sharje mund të lexohen kollaj. Janë dokumente spiunësh, akuzuesish, dallkaukësh, politikanësh, skërmitës...

Këtë lloj letërsie nuk ka djalë nëne që e lexon.

Trembja tjetër, po sikur të humbë ndonjë faqe nga 16 mijë?! Në burg e kanë vendin kush e humb. Njëri nga deputetët që e parashikoi humbjen e disa fashikujve gjatë kohës që do të jetë duke i fshehur nga gruaja në shtëpi, gjeti një shpikje. Iu tha kolegëve se ka lexuar një libër nga Lufta e Dytë, ku korrieri partizan që ra në pritë armike, i hëngri letrat e shkruara që i kishin dhënë në Shtab.

“Po i humbët dokumentet, thoni që i keni ngrënë. S’ka ç’u bën SPAK se iu mbron populli për moral të lartë”, tha ai.

Frika e tretë që i zuri ishte hamendja ‘sikur të jenë dokumente bosh’, domethënë pa prova dhe SPAK po bën një eksperiment si dikur me alarmet për sulme bërthamore.

Deputetet u vunë në dilema të mëdha. Zëvendës kryeministre e vendit, të cilës i kanë dedikuar një kryevepër me 16 mijë faqe, tani ndodhet më e çliruar se deputetët. As vetë Ana Kareninës nuk i kushtoi kaq shumë fletë romani Tolstoi; madje 30 herë më pak.

Ka pasur burra më të fortë në botë që janë trembur nga mijëra faqe me dokumente. Madje shtete janë tmerruar. Ja ku kemi Britaninë e Madhe...

Britania e Madhe nuk i duroi ‘prokurorët e SPAK’ dhe u thye. Ishulli i famshëm Anglosakson u detyrua të dalë nga radhët e  Bashkimit Europian për arsye edhe të shumësisë së faqeve me ligje dhe akte të tjerë. Ishullorët bënë ‘harakirin’ me emrin Brexit, por nuk pranuan të lexojnë 16 mijë faqe.

Bashkimi Europian ka gjithsej  19 mijë ligje dhe akte të tjera juridike. I bie që të jenë mjaft më pak se 16 mije faqe të SPAK. Por ama, Britania e Madhe nuk duroi t’i lexonte të gjitha. Kjo është ironia e botës.

-I quit!,- tha vetë Britania para marrëzisë me mijëra faqe, mjerisht të shkruara nga prokurorë e hetues./Pamfleti

ironia usb 16 000 faqe frrok çupi

14 Komente

  1. X
    Xhoi

    Si ska turp ky qepaze burre. 2005-2013 lepiu Saliun deri sa ju be gjuha kallo dhe u be drejtor i pergjithshem i qendres se kultures kombetare ku dhe doli ne pension. Me pas filloi te lepije ramen normalisht… Tani nga kallo i eshte bere gjuha sholle.

    1. L
      Lina

      TI Frok Çupi JE SPIUN I VJETER I SIGURIMIT TE SHTETIT KOMUNIST DHE SI SPIUN VAZHDOVE KUR U FUTE NE 1991 -1992 NE PD NGA PARTIA SOCIALISTE. JE BYTHLEPIRES DHE NJERI I PAGUAR NGA HAJDUTET E DROGAXHINJE PER TE LLAPUR E SHPIFUR E BERE ANALIZA TE TILLA PA KUPTIM. JE NJE GENJESHTAR I SHPIFUR.NUK KA BUDALLENJ QE TE BESOJNE ANAL8ZAT E TUA PERVERSR. JE NJE I PLAKUSH I MJERE SI ENVERI NE VAKTIN E VET

      1. K
        Ku humbën dy urat e Llogarasë?

        Çudia ka të bëjë me faktin se përse Pamfleti e ul veten dhe boton gjepura të tilla.

        1. s
          sam

          I dashur Frrocke kush do le ti lexoje kush perton mos ti lexoje ama imuniteti duhet heq urgjent. Le te provoje pafajsine ne gjykate me qe jane thashetheme. Tamam fare me kete nivel vjedhje qe kemi ne imuniteti duhet heq per te gjithe dhe korrupsioni te denohet rreth 300 vjet burg. Si thua Frrocke?

          1. A
            Albani

            Servil pervers

            1. l
              lexuesi i thjeshte

              Lexova ne nje artikkull sikur Balluku ka 300 shtepia. Nuk besoj te jete e vertete. Po sikur te kete 100 shtepi qe i beri vetem kur u be zevendes kryeministre. Kesaj ti Frok i thua zotesi dhe jo hajdutllek. Bravo .Z Frrok.

              1. A
                Ani

                Si nuk kanë turp këta që ja botojnë budallalleqet këtij të rrjedhuri thuaj

                1. A
                  Ana tirana

                  Po berisha me mediun kur do reason ne burg ?

                  1. K
                    Kristi

                    Si ka mundesi qe ka njè koicidence datash midis Zonjes Balluku dhe Gjyshit te saj Beqir Balluku ? Dt 16 Dhjetor.. Cfare mesazhi po kerkojne ti japin kesaj Zonje duke I servirur tè njejten datè ? Fatkeqêsisht po I bejne Gjyq Popullor njesoj si historia e Gjyshit.. Po Ju njerez a e pyesni ndonjehere veten perse gjithe kjo energji per te arritur ne te njejten date ? Mè vjen keq qè Shqiptarêt nuk hoqen dot dorè nga trashègimia e tè parève..Gèzohen me rènìen dhe dhimbjen e tjetrit sepse vete jane te paafte per tu ngritur dhe paaftesia I ka cuar ne deshperim dhe e vetmja kenaqesi qe kane eshte te shikojne te tjeret ne gjendjen e tyre dhe te ngushellohen qe nuk jane vetem ata te rezuar.. Sa per personat qe operojne ne fushen e drejtesise te hedhin syte brenda families se tyre dhe te shikojne se cfare ju kane shkaktuar me sjelljen e tyre.. Drame ju kane dhuruar , femije te semure , bashkeshort/e te semure , vese qe po u marin jeten..se mendojne se po bejne drejtesi nen petkun e padrejtesise.. Shpresoj qe nje dite te ndergjegjesohen dhe te kuptojne qe me sjelljen dhe arrogance e tyre ndaj njerezve kane shkateruar shpirtin e te dashurve te tyre.. Te shpresojme qe drejtesia Hyjnore nuk ka per ta lene pafundesisht dhimbjen qe shkakton e ashtequajtura drejtesi ligjore..

                    1. A
                      A.K.

                      Turp per ju gazetaret,qe dilni ne mbrojtje te vjedhjes.Keta e kane tepruar aq shume,sa nuk mban me uje pilafi.Per momentin ne rast se nuk mund te flasesh te verteten,se ke detyrime,eshte me mire te heshtesh.

                      1. F
                        Feti Dema

                        Britania e ka Endri Shabanin, njeriun e saj, aty ku 'qahen' hallet e popullit. Belinda e ka njeriun e saj në televizion te Kol Balla (frrok çupin)aty ku mbllaçiten alibitë për 'virgjërinë penale të Belës. Në kryeministri vigjilon Edi Rama. Në AKSHI vigjëlonte Mirlinda Kërçanaj. Në parlament vigjëlon Balla dhe Peleshi. Në SPAK vigjëlon SHBA-BE. Miqtë e tu në Amerikë dhe bashkëkombësit tanë, o Frrok të vitit 1991 gëzojnë pensionin dhe kujtime të mira nga bashkëpunimi.Sot ka një seksion të ri në DASH. Sot ka një drejtues të ri në SPAK dhe BKH. Siç kishte edhe drejtues të tjerë, që ju herë ju thoshin punë e mbarë, e herë bëfshi gjumë të ëmbël. Kujdes AKSHI-n! 'Loja' sapo ka nisur.

                        1. A
                          A. B.

                          Ì pështiri Çupi padyshim do mbrojë Ballukun. Por të habit rreshtimi edhe i Pamfletit me ex silentio me Ballukun. Ndërkohë që Blushi është gjithnjë e më aktiv.

                          1. b
                            besa

                            Nje shkrim i turpshem shkruar nga nje PALACO.

                            1. T
                              Tony

                              Me duket se ne Shqiperi jane te gjithe te rrjedhur, si ata qe shkruajne dhe ata qe lexojne.

                              Lini një Përgjigje

                              Editorial