Paqe strategjike apo një riorganizim miliardash të interesave amerikane dhe ruse?
Administrata e Donald Trump ka futur në qendër të negociatave për paqen midis Rusisë dhe Ukrainës jo thjesht një armëpushim, por një paketë të gjerë ekonomikisht të kualifikuar që synon të përfshijë investime strategjike, rindërtim dhe hapje të sektorëve kyç ekonomikë, me përfitime të dukshme për sektorë të mëdhenj amerikanë dhe globalë.
Në themel të këtij plani është një ide që ka shkaktuar debat të ashpër mes partnerëve perëndimorë: përdorimi i qindra miliardave dollarë të aseteve të ngrira ruse si burim kapitali për projekte paqeje dhe rindërtimi, përfshirë investime në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë si energjia, teknologjia dhe burimet minerale. Në thelb të kësaj qasjeje qëndron një skenar ku një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve do të kanalizohej për projekte të udhëhequra nga kompani amerikane, ose në bashkëpunim me to, duke siguruar që fitimet e ardhshme të ndahen midis palëve dhe investitorëve perëndimorë.
Një nga skenarët më kontestuese është propozuar në dokumentet që qarkullojnë rreth planit 28 pikësh të paqes, ku $100 miliardë të aseteve të ngrira ruse do të shfrytëzohen për rindërtimin e Ukrainës nën udhëheqjen amerikane, ndërsa të tjerat synohen për projekte të përbashkëta ekonomike midis SHBA-së dhe Rusisë me synim interesa të përbashkëta që “krijojnë nxitje për paqe afatgjatë”.
Në këtë kontekst, qendra bërthamore e Zaporizhzhias është përmendur si një nga vendet ku mund të investohet, përfshirë edhe ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave që do të funksionojë me energjinë e saj, duke hapur mundësi të reja për kompani teknologjike dhe financiare amerikane.
Përtej aseteve të ngrira, një pjesë tjetër e skemës lidhet me kompaninë ruse të naftës Lukoil, e cila nën presionin e sanksioneve perëndimore po detyrohet të shesë asetet e saj ndërkombëtare me çmime të ulëta. Asetet në fjalë, që përfshijnë rafineri, fusha nafte në Irak, Kazakistan dhe rrjete shpërndarjeje në Evropë, vlejnë rreth 22 miliardë dollarë, por nën kushtet e presionit të sanksioneve ato mund të kalojnë në duar të huaja me çmime simbolike.
Kjo nismë ka ngjallur alarm tek partnerët evropianë, të cilët prej kohësh kritikojnë idenë e rivendosjes së importit të energjisë ruse dhe kanë argumentuar se çlirimi apo manipulimi i aseteve ruse ndërkombëtare duhet të bëhet vetëm për të forcuar Ukrainën dhe jo për të rigjallëruar varësinë energjetike ndaj Moskës.
Thelbësore në këtë kontest është se “paqja Trumpiane” nuk është vetëm një armëpushim ushtarak, por një skemë ku interesat e biznesit dhe investimeve perëndimore bëhen pjesë e zgjidhjes së konfliktit, dhe pikërisht në këtë pikë lind kritika se strategjia amerikane ka elemente që i shkojnë përfitimit ekonomik të oligarkëve dhe korporatave, jo vetëm stabilitetit afatgjatë gjeopolitik.
Në zemër të debatit që po zhvillohet mes administratës amerikane, Bashkimit Evropian dhe Kievit është pikërisht kjo: a është e mundur që një plan paqeje të kombinojë lidershipin politik me interesat ekonomike të investitorëve të mëdhenj, apo kjo qasje rrezikon të zhvendosë fokusin nga siguria dhe integriteti territorial i Ukrainës drejt rikthimit të influencave ekonomike transatlantike mbi burimet strategjike?
Në këtë pikë, zgjidhja e konfliktit ukrainas duket se lidhet jo vetëm me armët dhe kufijtë, por edhe me paratë miliardëshe që po riorganizohen në skenën globale, dhe me mënyrën se si këto para do të përdoren për rindërtim, zhvillim apo edhe për krijimin e interesave të reja ekonomike që do të formësojnë rregullat e paqes së ardhshme./Pamfleti
SHBA nuk janë peshqir, që të fshijnë menderen shtetet e NATO-s(Europiane) minus Turqinë në konfliktin Rusi- Ukrahinë. SHBA nën e me Tramp, nuk marin përsipër të hyjnë në luftë me Rusinë.SHBA nuk i dalin garant Belgjikës që të konfiskojnë "asetet e ngrira ruse". NATO- pjesa Europiane nëse i ka thënë mëndjes ik pirdhu, le ti dalin në krah Ukrahinës dhe le ti fitojnë me luftë teritoret e pushtuara nga Rusia. Rusia është agresori. Por pyetja dhe analiza fillon: kush e nxori nga shishja shejtanin, kush ja hoqi tapën shishes? Nuk ka një marrëveshje midis Tramp dhe Putinit që bjeri ti Ukrahinës, se pastaj bëjmë pazar bashkë. Por ka teori konspirative nga qarqet radikale majtiste, për ta lënë dobiçin në derë SHBA.