TAGS-AT E JAVËS

Editorial14 Shtator 2024, 18:27

Refuzimi i PS për Xhaçkën, sinjal për SPAK: Ultimatumi i koduar i Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Refuzimi i PS për Xhaçkën, sinjal për SPAK: Ultimatumi i
Edi Rama /

 Babloku, allishverish me Sali Berishën, për t’i dhënë një njeriu të afërt të tij, postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit...

SHBA dhe BE kanë dënuar ashpër bllokimin nga mazhoranca që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë mandatin e Olta Xhaçkës.

I gjithë ky teknikalitet për ta çuar në Komisionin e Venecias, nuk është gjë tjetër veçse një kohë e fituar që është përdorur edhe në të shkuarën.

Njëjtë, Sali Berisha dhe Ilir Meta vepruan me ligjin e vettingut, apo PS me rastin e impeachment-it të Ilir Metës kur ishte President i Republikës, edhe tani Rama po bën me rastin e Olta Xhaçkës.

Në të vërtetë, kreut të qeverisë nuk i prish asnjë punë nëse ndodh shqyrtimi i deputetës së PS në Kushtetuese, por thjesht po çon një sinjal, apo shantazh ndaj SPAK e më preçiz ndaj ambaasadorit të ri amerikan që pritet të vijë në Tiranë.

Ndërkaq, mësohet se edhe në një rrugë tjetër, Rama ka dërguar mesazhe drejt ndërkombëtarëve, se e konsideron të padrejtë një hapje tjetër dosjesh për ministra apo zyrtarë të mazhorancës deri në zgjedhje.

Nëse ndodh kjo, ka thënë ai, atëherë kemi të bëjmë me një ‘goditje poshtë brezit’, e mazhranca nuk do ta lejojë. Përkatësisht, Rama e sheh hapjen e një hetimi si një goditje politike. Madje ka propozuar që deri të shkurt të mos ketë dosje të tjera në hetim, e kështu palët të shkojnë në zgjedhje pa u shqetësuar nga prokuroria speciale.

Deri tani janë hapur mjaft dosje për ish-ministra të Ramës, por duket ka paranoja se amerikanët duan të mbërrijnë në paradhomën e tij. Ndaj ka muaj që po bën çdo gjë për të ndaluar një zhvillim të tillë. Madje edhe pakti me Sali Berishën për vulën dhe për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, konsiston pikërisht në ndalimin e një hetimi të madh nga SPAK.

Hetim që mund të jetë i vetmi instrument që të sjellë një ndryshim real në vend, pasi do të detyrohet të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, e pikërisht ky zhvillim mund të shkaktojë një efekt domino.

Zhvillim që është folur prej mëse një viti tashmë, por me lëvizjet e kryera për të frenuar SPAK, duke dërguar indicje për hetime ndaj të tjerëve që i ka përdorur si ‘koka turku’, është vonuar.

Megjithatë paranoja e madhe e Bablokut është se ardhja e ambasadorit të ri të SHBA mund t’i shpejtojë punët, e ka nisur të shikojë armiq gjithandjej. Ndaj dhe hoqi Taulant Ballën nga posti i ministrit të Brendshëm, sapo mori një dekoratë nga Departamenti i Shtetit.

Ndërkaq, mësohet se ka bërë një allishverish me Sali Berishën, për t’i dhënë një njeriu të afërt të tij, postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. E gjitha kjo, duket ka si qëllim të largojë sa më shumë influencën amerikane në institucionin ligjzbatues që ekzekuton vendimet e prokurorisë speciale./Pamfleti

ps xhaçka ultimatumi i koduar edi rama

Lini një Përgjigje