
Qëkur Rama u ngjit në pushtet në vitin 2013, më shumë se 400.000 shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre, kryesisht në kërkim të mundësive më të mira ekonomike. Liria e medias është dobësuar, ndërsa korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi janë ende të pranishme.
Shqipëria e konsideron Vuçiçin një mik të ngushtë, ndërsa në të njëjtën kohë krijon partneritet ushtarak me Kosovën dhe Kroacinë. Ai e shpall Turqinë partnere strategjik, ndërsa mban raporte shumë të ngushta me Izraelin, rivalin e madh të Ankarasë në rajon. Ai cilësohet një mik i mirë i Melonit, Macronit, Von der Leyeni etj, dhe kjo e kanë ulur Shqipërinë në tryezë me aktorët e mëdhenj. Megjithatë, dhjetëra reforma të nevojshme për të ndërtuar një shoqëri të sundimit të ligjit dhe demokratike ose nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht, duke penguar integrimin e mëtejshëm të vendit në BE.
Më 11 maj, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama siguroi mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Në fund të mandatit të ri në vitin 2029, ai do të jetë udhëheqësi i dytë me shërbimin më të gjatë në këtë post, pas kryeministrit komunist Mehmet Shehu (në detyrë gjatë viteve 1953-1981).
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, sollën një fitore të thellë për Partinë Socialiste. Ajo mori rreth 50.000 vota më shumë (ose 4 për qind) krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Tani ajo ka 83 nga 140 vendet që parlament, dhe është vetëm një votë më pak se sa shumica e kërkuar për ndryshimet kushtetuese.
Fitorja dërrmuese e Ramës, mund t'i atribuohet shumë faktorëve: stilit të fushatës; një ligji zgjedhor që favorizon shumicën qeverisëse ,i kombinuar me praktika jodemokratike si përdorimi i burimeve shtetërore; një kandidaturë opozitare jo frymëzuese dhe e vjetër si Sali Berisha; një fronti opozitar të fragmentuar të partive të reja; por dhe dështimit të BE-së dhe SHBA-së për të mbrojtur standardet demokratike.
Misioni vëzhgues i OSBE-së, renditi një gamë të gjerë praktikash zgjedhore jodemokratike nga partia në pushtet, duke përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, mbledhjen e paligjshme të fondeve, frikësimin e përhapur të votuesve, mbulimin e pa balancuar mediatik dhe presionin mbi punonjësve të administratës publike.
Tek ky e fundit, ishte shumë i rëndësishëm sistemi “i patronazhistëve” i ngritur nga Rama (një formë e favorizimit të klientelës). Një numër raportesh mediatike dhe OJQ me reputacion, kanë shprehur shqetësime në lidhje me prapambetjen demokratike në Shqipëri, abuzimin me pushtetin, kapjen e elitës, kapjen e shtetit, pastrimin e parave dhe një rënie të lirisë së medias. Megjithatë, një aspekt që bie në sy është mungesa e plotë e kritikave nga BE dhe SHBA.
-“Magjia” e marrëdhënieve
Që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, si BE-ja, anëtarët e saj me ndikim, por edhe SHBA-ja (duke filluar me administratën Biden), kanë zbehur publikisht por edhe privatisht kritikat ndaj praktikave jodemokratike të përdorura nga aleatët si Shqipëria.
Shumica e anëtarëve të BE-së e shohin Ramën si një partner të denjë. Vendi ka organizuar me sukses 3 ngjarje politike: Samitin BE-Ballkani Perëndimor në vitin 2022, Samitin e Procesit të Berlinit në vitin 2023 dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian këtë vit.
Këto aktivitete e kanë vendosur Ramën në qendër të disa prej çështjeve vendimtare evropiane. Italia pati përfitime nga nënshkrimin e një marrëveshjeje për krijimin e qendrave të pritjes së emigrantëve të paligjshëm të kapur në det. Tre kryeministra britanikë - Johnson, Sunak dhe Starmer - ndoqën të njëjtën qasje, duke i kërkuar Ramës një pakt të ngjashëm.
Përveç kësaj, Rama ka arritur të përmirësojë marrëdhëniet rajonale me Serbinë, gjë që shumë vëzhgues perëndimorë e konsiderojnë një përparim, edhe pse Serbia kishte çështje të pazgjidhura me Kosovën, por jo me Shqipërinë.
Pjesë e profilit ndërkombëtar të Ramës është dënimi prej tij i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, mbështetja për të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe furnizimi i Ukrainës me armë, në kontrast të plotë me rrugën e ndjekur nga Serbia ose vendet e BE-së si Hungaria dhe Sllovakia.
Rama ka mbajtur raporte të ngushta me Izraelin, duke e mirëpritur presidentin izraelit Herzog gjatë një vizite zyrtare vitin e kaluar, një veprim që me shumë gjasa nuk u prit mirë në Ankara (Turqia është partneri strategjik i Tiranës), por u vlerësua në shumë kryeqytete perëndimore.
Rama ka hartuar një plan integrimi rajonal që mbështet nisma rajonale si “Ballkani i Hapur”, “Mini-Shengeni” dhe një dialog të hapur me Serbinë. Ndërsa këto duken premtuese për bashkëpunimin rajonal, në fakt nuk është arritur asgjë.
Përkundrazi, ato janë përdorur për të maskuar korrupsionin, nepotizmin, kufizimet e lirisë së medias dhe elementët e kapjes së shtetit. Përveç kësaj, Rama ka një marrëdhënie të mirë me administratën Trump. Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka fituar një kontratë 99-vjeçare pa pagesë për investime turistike në ishullin e Sazanit, një projekt me vlerë miliarda dollarë.
Ndërsa reforma në sistemin gjyqësor e financuar nga SHBA-të dhe BE-ja në vitin 2022, çoi në arrestimin e një numri ministrash të Ramës, përfshirë Saimir Tahirin, ish-Ministrin e Brendshëm i cili u dënua për shpërdorim detyre, vetë Rama është kritikuar rrallë publikisht për përfshirjen e anëtarëve të qeverisë së tij në skandale korrupsioni apo krim të organizuar.
-Miku i të gjithëve (përveç Rusisë)
BE-ja e sheh Ramën si një kryeministër plotësisht të përkushtuar ndaj interesave perëndimore në rajon, që garanton stabilitet në një rajon të trazuar, që e mbështet bllokun në periudha krize, dhe që të paktën në letër mbështet reformat liberale perëndimore.
Por qëkur kur Rama u ngjit në pushtet në vitin 2013, më shumë se 400.000 shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre, kryesisht në kërkim të mundësive më të mira ekonomike. Liria e medias është dobësuar, ndërsa korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi janë ende të pranishme.
Edi Rama e kritikon shpesh dhe publikisht homologun e tij shqiptar të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti, për tejkalimin e vijave të kuqe. Diçka që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk është i gatshëm ose nuk është në gjendje ta bëjë ndaj veprimeve separatiste të udhëheqësit serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.
Edhe pse Shqipëria e ka përcaktuar Turqinë si një partner strategjike, ajo nuk ka asnjë kundërshtim për ta pritur presidentin izraelit me nderime të plota, duke abstenuar nga rezoluta e OKB-së për një armëpushim humanitar në luftën e Gazës, dhe madje raportohet se po i shet armë Izraelit.
Ajo e ka pozicionuar veten si një udhëheqëse në mbështetje të Ukrainës, dhe po bën më shumë sesa do të pritej nga një vend i madhësisë së saj. Ndërkohë Beogradi është larg dënimit publik të luftës së Rusisë kundër Ukrainë. Shqipëria ka arritur të krijojë një partneritet konstruktiv me Serbinë, dhe Rama e konsideron Vuçiçin një mik të ngushtë, ndërsa në të njëjtën kohë krijon një partneritet ushtarak me Prishtina dhe Zagrebin.
Ndërsa u përplas hapur me Kurtin, Rama arriti të ftojë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia e Veriut në Tiranë për t’i inkurajuar ata të ndjekin një axhendë politike konstruktive, veçanërisht me Lidhjen Social Demokrate të ish-kryeministrit Zaev (një tjetër mik i ngushtë i Ramës).
Në nivelin personal, Rama konsiderohet jo vetëm si kryeministri i një vendi partner, por edhe si një mik i mirë i Melonit, Macronit, Von der Leyenit, Herzogut, Zelenskyt, Vuçiçit dhe Erdoganit.
Të gjitha këto veprime në marrëdhëniet ndërkombëtare, kanë arritur ta sjellin Shqipërinë në tryezën e bisedimeve me aktorët e mëdhenj. Megjithatë, dhjetëra reforma të nevojshme për të ndërtuar një shoqëri të sundimit të ligjit dhe demokratike ose nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht, duke penguar integrimin e mëtejshëm të vendit në BE./“The Balkans in Europe Policy Advisory Group”
Lini një Përgjigje