Kallëzimi në SPAK për Xibrakën nuk erdhi si rezultat i zgjimit të opozitës për të denoncuar mafien, por si taktikë e DEA-s amerikane për të ndaluar tik-takun e orës së Qeverisë së krimit...
DEA amerikane, ngjan t’i ketë lidhur “litarët” në të gjitha linjat e trafikut të drogës së fortë të Tiranës zyrtare, ndaj “zgjidhja” e nyje-ve, nisi në xhunglën e politikës, me Gazmend Bardhin, që u kujtua pas shumë vitesh të tregojë ‘gungën’ në ballin e Olsi Ramës, ku SPAK-u, do duhet të jetë i detyruar të t’i shkurtojë xhufkën kokës së krimit të organizuar shtetëror.
Olsi Rama në SPAK shihet si vaji ku rrëshqet Edi Rama.
Ish emigranti, vëlla i kryeministrit, sot sheik, vjen nga Amerika si një fukara, pa shtëpi e pa para.
Kishte dy pasaporta kur erdhi, shqiptare dhe amerikane.
Me dokumentin shqiptar, në Amerikë kërkonte edhe ndihma sociale, se varfanjak ishte, me dokumentin amerikan, këtej paraqitej si nënshtetas i vendit më demokratik e të fuqishëm të Globit.
Si vëlla kryeministri, u vesh edhe me imunitet diplomatik.
Ligji për pajisjen e familjarëve të personaliteteve të larta shtetërorë me imunitet diplomatik, nuk favorizon vëllezërit, por Olsi dhe shumë familjarë të tjerë të ekipeve të krimit, kanë përfituar në shkelje të ligjit.
Por le të rrimë në rrugën e ngushtë tonën.
Kallëzimi në SPAK i Olsi Ramës, si pronar i laboratorit të drogës në Xibrakë, me fakte, data e orë, dhe lëvizjet jashtë kufijve të Shqipërisë, të pa regjistruara në sistemin TIMS, nuk erdhën si rezultat i zgjimit të opozitës për të denoncuar mafien, por besojmë, si taktikë e DEA-s amerikane për të ndaluar tik-takun e orës së Qeverisë së krimit.
Olsi Rama, flitet kudo nëpër fshat, se ka komunikuar në aplikacione si EncroChat, Sky Ecc dhe Matrix, si dhe në telefona “BQ” me grupe të fuqishme kriminale, megjithëse në akuzat e opozitës, këto as përmenden.
Përbrenda anëve të ngarkesës priten shkarkesa rrufe.
Vetëtimat nuk do të shpërthejnë nga qielli i vetëdijes, por nga zona e dobësisë, ku litari i trashë është kalbur.
Kalbësirat e shoqërisë kanë thyer kërbishten, dhe nuk kanë fare shtyllë kurrizore.
Ritmi u ka rënë.
Nuk kanë as zë.
Nëse Babloku, për miqtë e tij ngre supet se kanë ngenë “dardha” pas krahëve të tij, për vëlla Olsin nuk funksionon, prandaj edhe është bërë struc e ka fshehur gojën nga mikrofonat e kokën pas Saliut.
Opozita nuk e godet atje ku i dhëmb familjes kryeministrore. As tek 200 milion eurot në offshore, as tek skandali me lojërat e fatit apo mashtrimet kompjuterike, as tek parajsat fiskale apo pasuritë e çmendura.
Por rruga po përfundon, pasi DEA amerikane, që për fat e kemi këtu, ngjan se po i çelë me kujdes derën drejtësisë, dhe secili që ka mëkatuar, duhet të japë llogari.
Pra, telegrafisht, mafia është zënë nga koka, Olsi Rama është i hetuar jo vetëm nga gjermanët, spanjollët, francezët etj., por edhe nga DEA amerikane./Pamfleti
Lini një Përgjigje