Për asnjë femër deri sot, Babloku nuk ka lajmëruar se ka ngrënë dardha pas shpinës së tij dhe është hera e parë që me mbrojtjen që po i bën Olta Xhaçkës, ka pranuar të ngjitë në ballë stampën “avokat i krimit”...
Ç’i ka shkrepur në kokë Edi Ramës që nuk bën punën e kryeministrit, por prokurorin e kundërshtarëve dhe avokatinë e mafiozëve, me të cilët po përjeton tortura argëtuese?!
Edhe me ata që i lidh në oborr të SPAK-ut, argëtohet.
I bën të vuajnë ca fizikisht, por i lumturon shpirtërisht.
Kështu ndihen mirë të gjithë, pasi nuk ka në fshat nga ata që punojnë e jetojnë ndershëm.
Secilit mund t’ia gjesh lehtë tokën e grabitur, pallatin, resortin, biznesin pastrues që xhiron miliona dollarë, pasuritë e llogaritë që po pëlcasin nga “shëndeti”.
Të tërëve, djersët që u mbulojnë trupin, avullojnë nëpër ca metoda “shpërdorim detyre”, por as një herë nuk u shfryhen pasuritë e vjedhura, e Babloku gjithmonë vlerësohet si Don Zhuani i veseve të këqija, që zyrtari i lartë këtej, i shijon si mëkate të ëmbla.
Gatimet i servirë sipas sofrave.
Në tryezat e burrave ka më shumë pije, në të grave, ëmbëlsira.
Andej nga Ilir Beqja, Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj, Fatmir Mediu, Olsi Rama, Shkëlzen Berisha e kompani, ka muzikë të lartë, lojëra burrash me tërheqje litari, thyerje krahu, kala dibrançe apo ndonjë grusht hundësh, ku rregullin e mban i besuari i tij, Altin Dumani.
Këtë e ka thënë vetë Babloku, apo jo?!
Altini nuk është “alltia” amerikane, por ruleta ruse....
Amerikanët aq punë kanë me Altinin, sa me Kallashnikovin. Thjeshtë e përdorin, por sekretet nuk ja mësojnë dot.
Po, Don Zhuani i Surrelit, suksesin e madh e ka me femrat.
Nuk guxon t’u qepet ligji nga pas as Frida Krifcës e Ogerta Manastiliut, as Lindita Nikollës e Mimi Kodhelit, asnjë ministreshe apo deputeteje, e larg qoftë Olta Xhaçkës, që Babloku e ka shpirt.
Për asnjë femër deri sot, Babloku nuk ka lajmëruar se ka ngrënë dardha pas shpinës së tij dhe është hera e parë që me mbrojtjen që po i bën Olta Xhaçkës, ka pranuar të ngjitë në ballë stampën “avokat i krimit”.
Në këtë avokaturë, as opozita nuk është kundra.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konflikt interesi të deputetes Olta Xhaçka në maskaradën e falsifikimeve dhe vjedhjeve publike, përmes investimeve strategjike të burrit të saj Artan Gaçi në Himarë, ka afro dy vjet që mbahet në sirtar të Lindita Nikollës, dhe askush nuk e ngre zërin që të dëgjohet më larg se stani ku ndajnë plaçkën piratët.
Tingujt melodiozë që sjell SPAK-u në veshët e fshatarëve për 4000 mbivendosje pronash në Himarë, janë të qartë. Nuk shqetësojnë mafien e pronave të grabitura, pasi vetë ish Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, e ka pranuar se janë tjetërsuar rreth 85% e pronave në gjithë Shqipërinë.
Tani këtë punë ka bërë, e tani është i qetë afër Bablokut, njëlloj si gjyqtarët dhe prokurorët hajdutë që Vettingu u ka zbuluar miliona dollarë pasuri, e sot punojnë si avokatë, analistë të mafies nëpër studio televizive, pedagogë që nxjerrin gjykatës të rinj hajdutë, e ku di unë se ku i përdor avokati i mafies së fshatit.
Do e hanë ca peshq të vegjël, por jo ata të mëdhenjtë.
Dallgët po tërbohen, por ende nuk shihet rrezik i madh, pasi Edi Rama nuk vlerësohet si kryeministër, por si avokat i tyre.
Pra, Olta Xhaçka vërtetë duhej arrestuar para Jorgo Goros, se për të punoi krye bashkiaku, hipoteka, prokuroria e Vlorës dhe Këshilli i Ministrave, por avokat i saj është vetë Babloku./Pamfleti
Lini një Përgjigje