
Masakrimi i më pak të fajshmëve nga mëkatarët e mëdhenj, po zgjon egoizmin e banditëve për t’u bërë ministra, po frymëzon deri Taulant Ballën të veshë lëkurën e deles e të dalë të kullotë lëndinave me Olta Xhaçkën, Frida Krifcën e Belinda Ballukun...
Edi Rama, është historia e sfidave të rrezikshme, ku kredibiliteti i një kryengritësi heroik kundër pritshmërive të shqiptarëve dhe “fikjes” së dritave të Amerikës në tunelin e triumfit kundër korrupsionit në Ballkan, ngjan si Sfinks i ngurtë me kokë Faraoni.
Me kokën gunga-gunga në gërshërë, të tërë ia fusin gishtat nëpër plagët e korrupsionit. Askush veç SPAK-ut që po e operon me kujdes, nën monitorim amerikan, nuk ka mëshirë për të.
Vetë Babloku, edhe në frymën e fundit të pushtetit, lëviz me vështirësi gishtërinjtë e zhvillimit modern nëpër legjendat me thashetheme diplomatësh, spiunësh të FBI-së, Peshqish e Tigrash të Qeverisë, duke trembur SPAK-un e shpërndarë sa andej këtej delet e opzitës.
Qorrat nuk janë mirë as nga veshët.
Nuk dëgjojnë as britmat e “Tigrit” pasi Babloku i hoqi gëzofin që i kishte veshur me duart e veta, përpara se ta armatoste me zemërimin gjysmë të pafajshëm.
Masakrimi i më pak të fajshmëve nga mëkatarët e mëdhenj, po zgjon egoizmin e banditëve për t’u bërë ministra, po frymëzon deri Taulant Ballën të veshë lëkurën e deles e të dalë të kullotë lëndinave me Olta Xhaçkën, Frida Krifcën e Belinda Ballukun.
Në hapësirën përballë këtyre kafshëve, ngrihet në bisht Sali Berisha.
Implikimi i 4 Klaneve Mafioze, sidomos në antiamerikanizmin plot ambicie të çmendura dhe egoizëm, i ka ngritur edhe mbi vetveten, të përziejnë ca turbullira me nevojat e veta.
Sistemi i jashtëqitjes së organizmit mafioz, po zhbllokon kapsllëkun e inceneratorit të Tiranës, ku SPAK-u po gërmon si derri me tel në hundë, pse jo edhe nën telekomandën e Saliut.
Le të ikin të parët në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj.
Ky skenar ju intereson për momentin Sali Berishës dhe Edi Ramës. Përplasjet absurde në mbrojtje dhe situatat kaotike në sulm, janë shenjat e para të shkërmoqjes së Kështjellës së Mafies.
Duket se jemi në vendin e quajtur, “afër pritshmërive”, hekurave për VIP-at dhe presim dramën, kur të hetohen 4 Klanet Mafioze, e “Tigri” do të na duket Dele./Pamfleti
Lini një Përgjigje