TAGS-AT E JAVËS

Editorial 4 Maj 2024, 17:04

Edi Rama përballet me revoltën e socialistëve: Rithërret të fortët për t’u mbyllur gojën !

Shkruar nga Pamfleti

 

Edi Rama përballet me revoltën e socialistëve: Rithërret
Edi Rama dhe Non Gratat e tij /

Babloku i Qifes, Tomës dhe i Ymer Lalës, po luan si Vuçiç me kartën e stabilitetit, duke kërcënuar se së bashku me Non- Gratat e tij është gati të rrisë tensionet...

Socialistët kanë folur disa herë në mbledhjet e tyre kundër Edi Ramës. Por mbledhja e mbrëmshme ka qenë më e ‘nxehta’. Siç mësohet, kryeministri është vënë nën shënjestër të të gjithë njerëzve që ka tentuar t’i ndërsejë kundër njëri- tjetrit në vite e vite.

Edhe pse nuk ka rrjedhur asnjë njoftim publik për takimin e krerëve politikë të qarqeve me Edi Ramën, mësohet se ka qenë një mbledhje me përplasje, ku të ashtuquajturit ndihmës të kryeministrit e kanë bërë për dush të ftohtë.

Thuajse të gjithë, që nga Veliaj, Balluku, Gjiknuri e të gjithë, i kanë bërë të ditur se nuk është vetëm Rama i votuar nga zgjedhësit, por gjithë që kanë marrë përgjegjësi elektorale.

Siç mësohet, tonet janë ngritur lart, aq sa kryeministri ka bërë të ditur se krerët politikë të qarqeve do të rishihen së shpejti. Një zyrtar i lartë i PS-së, ka propozuar që krerët e qarqeve duhet të votohen në Asamblenë Kombëtare. Propozim që ka marrë thuajse përkrahjen e të gjithëve.

Mbledhja është mbyllur pa asnjë përfundim, e siç mësohet, është lënë të vijohet në një moment të dytë.

Kaosin e mbrëmshëm e ka vërtetuar edhe takimi i sotëm në Vorë i Edi Ramës, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale, intervista të marrë nga një lokal meshkujsh në qytezën pranë Tiranës.

Ku edhe pse nuk del më fytyrë, përmendet si emër, Ornaldo Rakipi, i biri i të ndëshkuarit Non- Grata nga SHBA, Aqif Rakipi.

Një dalje tipike për t’i bërë karshillëk amerikanëve, të cilët duket janë bërë gati ‘për t’i prerë biletën’ Edi Ramës.

Babloku i Qifes, Tomës dhe i Ymer Lalës, po luan si Vuçiç me kartën e stabilitetit, duke kërcënuar se së bashku me Non- Gratat e tij është gati për të rritur tensionet.

Edhe pse nuk e ka përmendur mbrëmë, Rama pritet që të emërojë në krye të qarqeve pikërisht njerëzit e pëlqyer nga të fortit.

Dalja me “demokratët e socializuar të Vorës” është mesazhi se si do të bëhen listat e zgjedhjeve të vitit 2025.

Ky mesazh bën të ditur hapur se loja do të luhet e rëndë, dhe pritet ‘rikthimi nga dritarja’ i të gjithë atyre personazheve që janë ‘nxjerrë nga dera’ në këto 10 vite.

Tom Doshi, i cili është larguar nga Shkodra si pasojë e fuqisë politike që demonstroi Benet Beci, ka shumë gjasa që të vendosë fuqinë në Malësi të Madhe, ngaqë Paulin Sterkaj, nuk do të kandidojë më. Ndërkaq, në Peqin, Rrogozhinë e deri në Vorë, do të riaktivizohet Qifja, ndërsa deputetët e Dibrës do të temperohen nga pjestari i treshes së frikshme, i cili pagëzoi Ramën me nofkën ‘Babloku’.

Dalja me të birin e Qifes sot në Vorë, pikërisht kur Veliaj ndodhej në Paris, ishte një mesazh politik i Bablokut për lëvizjen që do të bëjë së shpejti.

Dhe kjo ka një logjikë. Në vitin 2009, kur Ben Blushi i kërkoi dorëheqjen, Edi Rama nuk foli, por i nxorri përballë Tom Doshit, që ju vërsul Blushit në grupin e PS-së me një fjalor horri. Askush nuk doli në krah të Blushit, pasi kishin frikë nga Toma. Ndaj edhe mbrëmë Edi Rama nuk i është përgjigjur grupit të “rebelëve”, pasi së shpejti ka ndërmend t’u nxjerrë horrat e tij.

Veliajt Qifen e Ballukut, “çamin” e Dibrës. Kurse ndërkombëtarëve do tu thotë se ka vendosur të luajë rëndë./Pamfleti

edi rama revolta e socialistëve rikthehen të fortët

Lini një Përgjigje