TAGS-AT E JAVËS

Editorial 3 Maj 2024, 15:24

Si dhe pse e “tredhi” Mafia Dem Dumanin e ambasadores Yuri Kim?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Si dhe pse e “tredhi” Mafia Dem Dumanin e ambasadores Yuri Kim?!
Yuri Kim dhe Altin Dumani /

E pse ta fajësojmë Faraonin e Surrelit, kur këtej, ata që punojnë në “arat” e Rilindjes rekrutohen, ata që shërbejnë brenda familjes, “tridhen”...

Altin Dumani na u prezantua nga ambasadorja Yuri Kim si ‘demi’ i fuqishëm i drejtësisë, në ato kohë kur prokurorët e gjykatësit e tjerë të fshatit, i kishin “tredhur” treshja Sali Berisha Ilir Meta dhe Edi Rama, për t’u shërbyer familjeve të tyre.

Saliu kishte përdorur dru plepi, Iliri lingota floriri dhe Babloku valixhe dollari, që hetuesit, prokurorët e gjykatësit të jenë të gjithë Gjin Gjonë dhe Adriatik Llallë.

Fajtor këtu nuk ka, as kur vidhet gjithçka, as kur vriten njerëz, as kur tjetërsohen votat, as kur blihet shefi i FBI-së Charles McGonigal apo gjenerali i Guardia Di Finanzas, Fabricio Lisi, as kur djegësit nuk djegin mbeturina por para, as kur Engjëll Agaçi dhe Olsi Rama i bien ‘pash më pash’ thellësisë së kohës, dje emigrantë fukarenj e sot sheikë viralë dhe ja verbojnë sytë çdo logjike njerëzore.

E pse ta fajësojmë Faraonin e Surrelit, kur këtej, ata që punojnë në “arat” e Rilindjes rekrutohen, ata që shërbejnë brenda familjes, “tridhen”.

As Altin Dumani nuk ishte ‘demi’ që u mor diku nëpër lirishtat e pyjeve të lirisë, por nga livadhishta ku kullosnin “viçat” e katër Klaneve Mafioze, prandaj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, veçse të “tridhej”.

Po pse nuk rezistoi Prokurori special?

E thjeshtë!

Asaj langores, femrës së zhdërvjellët që e përzgjodhi në drejtim të SPAK-ut, Babloku ja kishte përdredhur “bishtin” rreth qafës së ca patronazhistëve që paguheshin në të zezë, punonin sa në ambasadë e sa në bizant, për të luajtur biz, duke i futur “pëllëmbë” pas veshit, secilit nuk rekrutohej apo “tridhej” nga mafia.

Rekordet që kanë thyer këta, duke shtypur, sunduar e mbushur sëndukët me pasuri përrallash, janë spektakolarë.  

Në vazhdimësi, për ndjekësit tanë të tharë për drejtësi, do e mbajmë të hapur rubrikën me filigran “rubini”, se si e pse e “tredhi” Mafia Dem Dumanin e ambasadores Yuri Kim?!/Pamfleti

dem domani e tredhi mafia ambasadorja yuri kim

Lini një Përgjigje