Edhe nëse boronicat e Shkëlzen Berishës, dardhët e Frida Krifcës, fishekët e Fatmir Mediut, ilaçet e Ilir Beqajt apo mollët e Olta Xhaçkës, kanë mpirë “dhëmbët” e Altin Dumanit, nuk ka asgjë për të parashikuar, pasi këtej të tërë janë një substancë, nga prokurori e gjykatësi, deri tek diplomati e qeveritari.
Ilir Meta drejt burgut...
Ky është lajtmotivi i novelës satirike të drejtësisë, mediave megafonë të mafies dhe diplomatëve perëndimorë, sa herë presioni i shqiptarëve ngre “kapakun” e durimit.
Nëpër dhjetëra dosje korrupsioni, akuza për eleminime fizike të kundërshtarëve, apo gjuhës së trashë të diplomatëve deri në infinit të këputjes së litarit, ku i ndalojnë të përdorin edhe flamurin amerikan, marshimi i mafiozit sheik, vazhdon të jetë me hapa gjigandë.
Ngjan se drejtësia po përplaset me hijen e një mbreti, kacavirret në shtyllë të akrobacive piramidale e pret deri kur Odiseut të Surrelit t’i bëhen antiamerikanët derra, të shkojnë vetë në thertore.
Cirka Yuri Kim, me “shpatë” në fyt të Bablokut, sipas mitologjisë sonë, ka paraparë vullnetin e Zotit Popull, për t’i dhënë fund luftës mes drejtësisë dhe padrejtësisë, por kurrë nuk u kuptua kur do të vijë ajo ditë.
Ditët janë si e djeshmja e sotmja, akuzat shuhen si e para e një qindta.
As zjarri i opinionit publik, nuk po ndez një qiri shprese as tek SPAK-u, as tek diplomatët perëndimorë, se kur është dita që Ilir Meta të tregojë nga i mbinë gjithë ato pasuri apo nga buron ky heroizëm nëpër fitore mbi ata që ja kanë prerë publikisht qindra herë biletën për në qeli.
Në këtë kthinë po bëhet kthesa.
Fshatarët kanë lënë çdo punë. Asgjë nuk prodhohet, përveçse urrejtje për Ilir Metën dhe hajdutët që janë bërë gazi i Botës.
Të tërë nëpër rrjetet sociale, kanë shpërthyer në dyshime, se drejtësia dhe diplomatët e huaj janë blerë me paratë e taksave të shqiptarëve.
Edhe nëse boronicat e Shkëlzen Berishës, dardhët e Frida Krifcës, fishekët e Fatmir Mediut, ilaçet e Ilir Beqajt apo mollët e Olta Xhaçkës, kanë mpirë “dhëmbët” e Altin Dumanit, nuk ka asgjë për të parashikuar, pasi këtej të tërë janë një substancë, nga prokurori e gjykatësi, deri tek diplomati e qeveritari.
Por ne që njohim etapat, pse të mos ja heqim tapën shishes ku rri Djalli?!
Circa që jetoi këtej si Fatimja e shekullit të dytë pas Saliut, ka shkruar diku mes rreshtave se po, Ilir Meta mund të hipë në tank, mund të blejë edhe SPAK-un, edhe heshtjen e diplomatëve, por jo presionin e publikut!
Drejtësia është katandisur në debat politiko-mafioz.
Bën ndonjë lëvizje të vogël sa për të shpëtuar lëkurën e vet nga presioni i publikut që nuk ndalohet tashmë as nga diplomatët as nga mafiozët.
Në këto kohë kjo ka ngjarë. Publiku e kërkon Ilir Metën para drejtësisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje