Edi Ramën nuk mund ta shihni për gjatë si krye mafiozin që i shet dështimet si fitore e skandalet si suksese, por si zvarranikun e telendisjeve të tespihe-ve të mafies 34 vjeçare...
Edi Rama po shkëlqen si manipulatori më i famshëm i historisë. Askush tjetër si ky, nuk i shet humbjet si fitore dhe skandalet si suksese.
Në këtë treg kanë dështuar Enver Hoxha, Sllobodan Millosheviç, Osama Bin Laden, Benjamin Netanjahu, Vladimir Putin e shumë të tjerë, por Edi Rama është shembull unik.
Ky vjedh çdo gjë që i sheh syri, dhe i jep çdo kujt që i lëpin dorën.
Gjithë jetën u rropat Enver Hoxha, as u bë dot diktator sa Edi Rama, as nuk ia shiti dot Amerikës asnjë herë, sapunin për djathë.
Meqë na erdhi në tastierë djathi, këtej nuk kemi në treg as bylmet. As barë të njomë nuk kemi.
Hashash që turbullon deri gjeneralët e Guarda di Financa-s, diplomatë e burra shtetesh, që blen vota publikisht, kemi gjithandej.
Dilni shihni nëpër fshat.
Ky krye krisuri, përpunon manualet themelore të manipulimit, deri në thellësi të ironisë njerëzore.
Një ditë, kur i nevojitet lajm, asgjësohen 25 mijë rrënjë canabis, pra të mbjellat e një familjeje, dhe policia e prokuroria e Edi Ramës, e shënon aksionin si aksiomë, gjoja të pranuar nga të gjithë, si fitore.
Është blinduar bindja, se asnjë punë e keqe, nuk e prish me partnerin më të mirë tonin, Amerikën.
Nëse Viktor Lustig, u denoncua vetëm pasi e shiti për herë të dytë Kullën Ejfel si pronë private, këtij mashtruesit tonë, nuk ja ndjen as për denoncimin e një mijtë të pazareve me kullat dhe tullat e kombit.
Çdo skandali ja futë duart në tule, e bën tullumbë me sherbet, dhe shërbes- shërbes, e shet si sukses në Amerikë.
Kullat e Ndranghetës janë sukses, investimet strategjike që po rrjepin ekonominë shqiptare po ashtu, droga e lojërat e fatit ku biznesi i vëlla Olsit lulëzon përmes bankave edhe amerikane, janë biznes i majmë.
Edhe drejtësia ngjan të ketë hallin e dhjamit të vet.
Heq mënjanë vëlla Olsin, vëllazërinë e “Manastirit” të Mafies, i jep Altin Dumanit ca murgj për dy ose tre vjet jetë askeri, si me thënë, i çon ushtarë, me shpërblime mos sekuestrimin e miliona dollarëve të vjedhur, sa mashtruesi më i madh i njohur deri sot, është i vogël përballë Bblokut.
Kullën Ejfel Edi Rama e fut vetëm në një bankë, tek ABI për shembull.
Dikush edhe dyshon, se kjo është një politikë ruse me etiketa amerikane.
Se po, “bizneset” e Edi Ramës me Charles McGonigal, Alexandër Soros, Tony Blair, Aleksandër Vuçiç, Hunter Biden e shumë hundë derrave nëpër transfertat bankare, puset e naftës, dëngjet e drogës, non-grata’ve e non sense-ve pa sensorë, u ngjajnë metamorfozës së kameleonit të Georgia Melonit, ideve dhe indeve të influencave.
Tregjet evropiane kanë rënie, sa i është ngrirë mashtrimi në buzë.
Gjithë këto “katunde” ja kanë prerë mandatën e zezë.
Ka ngordhur për Evropën dhe është tashmë paradoks fakti, se si ende Edi Rama po i shet skandalet për suksese vetëm në Amerikë!
-Ik zhduku me këto përralla, belbëzove ti patronazhisti milioner?!
Po, edhe nëse diçka na ikën sot, do e zëmë për nesër si një e një bëjnë dy.
Edi Ramën nuk mund ta shihni për gjatë si krye mafiozin që i shet dështimet si fitore e skandalet si suksese, por si zvarranikun e telendisjeve të tespihe-ve të mafies 34 vjeçare.
Edhe rruzarja e “analistëve” rrugaçë që u sillen rrotull 4 Klaneve Mafioze, 34 rruaza do të ketë.
Në 34 vjet, të gjithë kanë qenë nga pak Edi Ramë, prandaj ose jetojnë të gjithë, ose ngordhin të gjithë./Pamfleti
Lini një Përgjigje