
Rama, kreu i narkoshtetit, pse nuk flet për bashkim me Kosovën, nëse ka të tilla prirje tretjeje, tjetërsimi, apo bashkimi territorial dhe shtetëror të Shqipërisë me të ngjashëm?
Profani politik Rama me tezë të re politike: Dy vende që ngjasin mund të bashkohen.
Rama, ky analfabet i politikës; ky profan i koncepteve shtet, republikë, komb, territor, sovranitet; ky matrapaz pushteti; ky servil i pashoq i ndërkombëtarëve; ky dhunues i shqiptarëve; vegël në duart e disave; grykës fondesh, monedhofag i lindur, dje, e shiti sovranitetin e Shqipërisë dhe Shqipëtarëve.
Me apo pa vetëdije?! Padyshim me vetëdije të plotë, por jo me vetëdijen e një shtetari, sepse shtetar nuk u bë kurrë ky i përçartur politik, por me vetëdijen e çifligarit, të këtij çifligut të madh që e quan Shqipëri.
Me vetëdijen e një çifligari, i tha kryeministres italiane, shqiptarëve dhe gjithë botës, sesa shumë ngjasin dy vendet, nënkuptonte dy popujt dhe më pas parashtroi idenë “nukleare” se, teksa dy vende ngjasojnë, ata edhe mund të bashkohen.
I sugjeroi kryeministres së Italisë se mund dhe sa mirë do të ishte sikur të bashkohemi, sikur dy vendet tona të jemi një vend, sikur të kemi një qeveri, të njëjtët politikanë, të njëjtët gazetarë, me gjysmë të vërtetat tona.
Për cilat gjysmë të vërteta flet profani Rama, kryeministri i shtetit më të korruptuar në Europë?
I kthehemi bashkimit të dy vendeve dhe shtrojmë pyetjen: është ky person një profan politik, apo një tradhtar që shet vend dhe komb, për të shpëtuar të ndenjurat e tij?
Politika është arti i fjalës, por është art apo mjeshtëri e fjalës së matur, e fjalës së maturuar, e fjalës të mirëpeshuar, të mirëmenduar, e fjalës me mantel diplomatik, e fjalës shpesh dinake në interes të kombit dhe vendit, kur përpara ke një vend tjetër që kërkon një marrëveshje, me të cilën nuk duhet të dëmtosh kurrsesi popullin dhe vendin tënd.
Politika nuk është arti i logodiaresë së Ramës. Kjo politikë bajate, e përlyer me diarenë e fjalëve të Ramës është thjesht gropë septike politike, ku po e zhgërryen Partinë Socialiste dhe ata që e ndjekin, për interesa thërrimesh apo llokmash, por një gropë ky po zhgërryen edhe vendin. Një gropë septike politike, që është bërë në këto 11 vite fytyra dhe vërtetë e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit.
Rama është një llafazan tipik, i nivelit të sofatit, person me asnjë formim politik, me informacione, por pa dije, që përpiqet të thotë medemek fjalë të mëdha, ide ndryshe, në sofra ndërkombëtarësh, por që rezultojnë jo thjesht në gjepura dhe qesharake, por shfaqin dhe përshfaqin gjithçka negative dhe të kalbur që mbart ky maniak brenda vetes, ky i etur për karrige, ky përbindësh që përdor dhe pret në besë edhe të tijtë, e jo më shqiptarët.
Sot ky kryeministër, duhet të shkarkohet nga Parlamenti i Shqipërisë, pasi me mendim dhe pohim publik, zyrtar, kreu i Qeverisë ka cënuar sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë, si dhe ka cënuar vullnetin e një kombi të pacënueshëm dhe të patjetërsueshëm, që nuk mund t’i bashkëngjitet, apo shtohet kujdo vallaha të ngjashmi, sipas Ramës.
Po sikur të hedhim tezën që ta bashkojmë Shqipërinë me Greqinë, meqë edhe me grekët ngjasojmë shumë? Çfarë do të ndodhte nëse dje Rama ja kishte thënë këto fjalë Kryeministrit Mitsotakis?
Do të ishte shumë interesante situata, por të jeni të bindur, që lehësit, ata gramafonët trumpeta do të bukoseshin dhe nuk do të ndiheshin, sapo të kalonin tre ditët e kujtesës së thagmës.
Po sikur ato 5 a më shumë minoritete të shtrojnë tezën “nukleare” ramiste të bashkimit me të ngjashmit e tyre, çfarë do të ndodhte me Shqipërinë?
Shoku Rama, kreu i narkoshtetit, pse nuk flet për bashkim me Kosovën, nëse ka të tilla prirje tretjeje, tjetërsimi, apo bashkimi territorial dhe shtetëror të Shqipërisë me të ngjashëm?
Sot normalisht, nëse ky person do të ishte kryeministri i Italisë apo Greqisë, Kosovës apo Serbisë, do të ishte larguar nga detyra dhe patjetër do të ishte paditur për tradhti kombëtare.
Jo vetëm kaq, pseudo-progresisti socialist Rama e filloi konferencën e tij për shtyp me fjalët skandaloze: “po flas në italisht meqë ndodhemi në tokë italiane”.
D.m.th i përkohshmi territor vënë në dispozicion për kampet e mjeranëve, shtetit italian, sipas Ramës është një copëz Itali. Por nuk mund të konsiderohet kurrë tokë italiane. Dhe më kryesorja, asnjë kryeministër i ndonjë vendi nuk lejohet të flasë në gjuhë të huaj në takime bilaterale, kryeministri dhe çdo përfaqësues i shtetit flet vetëm në gjuhën amë, kurrë në një gjuhë tjetër të huaj.
Pasi e vodhi dhe e shtrydhi Shqipërinë, tani është i gatshëm për t’ja falur latinit Shqipërinë dhe për ta menaxhuar më pas së bashku, shtetin e ri hibrid.
Shqiptarë po e mbyll me dy shprehje latine: Carpe diem! Veni, vidi, vici!
Sot është dita!/Pamfleti
Lini një Përgjigje