TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Janar 2024, 09:55

Edi Rama është rrezik global, ka blerë heshtjen e diplomatëve

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama është rrezik global, ka blerë heshtjen e
Edi Rama /

Bllokimi nga republikanët i nominimeve, është, normalisht, edhe verifikim figure, pasi jemi një vit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe vitet në vazhdim, duhet të mos jenë të zeza për diplomacinë amerikane, si këto që lamë pas, me një skandal të nivelit Uotergejt me qendër Tiranën.

Arrestimi i Edi Ramës, është i vetmi parakusht, që sistemi arrogant të mos kushtëzojë drejtësinë në hetimin e skandaleve të familjes kryeministrore.

Kjo familje, e akuzuar si mafioze, ka ngrirë ndjenjat e fshatarëve të rrjepur në 33 vjet dhe ka përgjumur edhe miqtë tanë, perëndimorët që nuk po qëllojnë as edhe një herë në shenjë.

Ambasadat e perëndimit këtu, janë fyell me një vrimë.

Peshqit po shqyejnë edhe njëri-tjetrin, e ata ose i bien fyellit në vesh të Bablokut, ose bëjnë vrima në ujë.

Në ujërat e Mafies u “mbyt” edhe ambasadori i ri, që Amerika nuk “gabon” ta sjellë prej një viti dhe po, do i duhet edhe një vit të përgatitet që “fisheku” kundër korrupsionit në Ballkan të mos i shkrepë.

Edi Rama është shndërruar në një përbindësh global.

Qe kapobanda ynë, me paratë e taksave të shqiptarëve të varfër, ka blerë më të pasurit e Globit, deri kreun e FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal, gjykimi i të cilëve do jetë më datën 16 shkurt, askush nuk thotë jo sot.

Mundësitë në lëndën ligjore, për të mbrojtur sistemin federal, kanë lëvizur Aktin e Parandalimit të zhvatjes nga të huajt, (PEPA), për mbështetje të ligjit të firmosur nga Presidenti Joe Biden, ku prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj.

Ky ligj, shtesë në Aktin 50 vjeçar mbi korrupsionin që përfshin zyrtarët e huaj (FCPA), tanimë mundëson hetimin e çdo vepre penale, kur shtetas apo kompani amerikane apo të huaja, janë pjesë e ryshfeteve apo praktikave korruptive.  

Edhe ky lajm i bardhë, që sjell fundin e hajdutit Edi Rama dhe pastron jo pak papastërtitë e ligjit amerikan mbi korrupsionin e huaj, po bëhet pis nga mediat paterica të mafies.

Nuk janë të papritura edhe kundërshtitë, pasi kastat kur shkërmoqen, çojnë pluhur.

Kundërshtitë e ndonjë kukuvajke nën lëvozhgen e diplomacisë, do të rriten si halë peshku, sa kohë anulimi i ambasadorit David J. Kostelancik, do të jetë në programin e Senatit dhe Kongresit që Edi Ramën dhe 3 Klanet e tjera Mafioze i vlerësojnë si rrezik global, si tregu i zi që mund të blejnë edhe zërin e diplomatëve, siç sot kanë blerë heshtjen e tyre.

Bllokimi nga republikanët i nominimeve, është, normalisht, edhe verifikim figure, pasi jemi një vit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe vitet në vazhdim, duhet të mos jenë të zeza për diplomacinë amerikane, si këto që lamë pas, me një skandal të nivelit Uotergejt me qendër Tiranën.

Në vitet e fundit, Edi Rama, jo vetëm ka përdorur simbole të FBI-së në blerje votash edhe përmes Non- Grata’ve, konkretisht kapelën që ja sekuestruan shërbimet sekrete, por edhe ka ngjitur “trakte” antiamerikane në derë dhe sportele të ambasadës amerikane.

Labirintheve të pa qartësive antike, Babloku ka daltuar nëpër një milion drurët që me gjasmë ka mbjellë Lali Eri këtu në Tiranë, shumë djallëzi që i kemi përtypur të gjithë, se vizat amerikane, këmbehen me vota për mafiozet, duke tmerruar shqiptarët e motivuar banditët.

Në krahëmarrjen tjetër, jo larg në kohë, Olta Xhaçka ka kërcënuar publikisht ambasadoren Yuri Kim se do e hipë në kalë te Saliut e do ta përcjellë përtej Pacifikut me ceremoni.

Në ato kohë të lavdishme për hajdutët, McGonigal, Tony Blair, Alexandër Soros e shumë të tjerë, merrnin këtej para me thasë, për të zbrazur thasët e besimit për një shtet ligjor.

Aletet e piktorit, janë studiuar si armë të rrezikshme, edhe për hackerimin e mundshëm të ambasadorit të ri, që e përsërisim, më mirë të mos vijë edhe për një vit e pak, pasi qafiri ynë, ka para pa hesap, e vetëm ligji e thyen në mes mafien që fshihet në dosjen Rama- McGonigaal.

Për Edi Ramën, askush sot, nuk mund të besojë se nuk është rrezik global, armiku më i rrezikshëm për Amerikën, apo se, nuk mund të blejë çdokënd, edhe ambasadorë./Pamfleti

edi rama rrezik global ka blerë heshtjen e diplomatëve

Lini një Përgjigje

Editorial