TAGS-AT E JAVËS

Editorial 1 Janar 2024, 12:05

Amerikanët i dogjën “llampën” Saliut; Edi Ramën e lëshojnë “gjunjët”!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Amerikanët i dogjën “llampën” Saliut; Edi Ramën
Edi Rama dhe Aleksander Soros /

Ndjenjat në të ndenjura, ja kruan vetëm Alexandër Soros, që normalisht i rri ca si larg në këtë fund të zi...

Arrestimi i Sali Berishës, që ditën e parë, ka shuar efektet e konflikteve sociale dhe ka zgjuar naivitetin e kafshëve të punës që ende punojnë për familjen kryeministrore.

Ky deduksion, rri sot disa shkallë më lart se lajmi i lëshuar si vaji në lakra, nga “dhëmbët” e mediave që kanë kafshuar deri në kockë demokracinë, të drejtat, liritë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Të qëlluar befas në qëllimet e gjalla, në shumëzim të ashpërsimit të pritshëm të falangave të krimit, 4 Klanet Mafioze kanë dalë në tokën terake lakuriq.    

Ilir Beqja dhe Frida Krifca janë ende nën “avujt” e Bablokut.

Kulmari i kasolles është shembur mbi bulmetin e vegshit që çalltis stajanica Yuri Kim, jo vetëm për Saliun, por për tërë sofrën e mafies.

Në vorbën e këtyre dy ish ministrave, e ka futur garuzhdën Altin Dumani.

Përzierja në stomak të kazanit, do nxjerrë rum të fortë që deh gjithë fisin e hajdutëve.

I dehur ngjan sot Ilir Beqja.

Rrugës për në burg, dëgjon historitë e veta, për miliona dollarë transferta jashtë Shqipërisë, për afera e biseda sekrete me mafiozë, vila e restorante që ja paskan hetuar amerikanët.

Amerikanët ndryshe vepruan me Saliun, ndryshe me 3 Klanet e tjera Mafioze.

Saliu ishte gjigant, kishte krijuar shtet e mafie, ligje e shtigje, leqe e privilegje, kishte ndezur semaforët në shtyllat e NATO-s, drita në kryqëzimet e lëvizjes së lirë të BE-së, prandaj nuk i ofruan poçin e pijes, se mund të deheshin shumë fshatarë, e Edi Rama këtë priste, çmendjen kolektive.

Zgjidhja skenike, me fikje të “llampës”, ose mbyllja në një dhomë, në shoqërinë e një llampadari të Saliut, ka dehur vetëm 3 Klanet e tjera Mafioze, sa Edi Ramës sot, i janë këputur gjunjët e tharë gjuha.

Babloku është pendë para peshës së Saliut. Trulloset edhe me çorbën në dosjen McGonigal.

Nga andej, shkrumbi i energjive të prishura, i ka mbufatur sytë, që deri sot i kishte me lesh dhe vraponte më charter si sheik në varësi të vesit, përçaj e sundo.  

Ndjenjat në të ndenjura, ja kruan vetëm Alexandër Soros, që normalisht i rri ca si larg në këtë fund të zi, ku edhe më naivët e kuptojnë se Amerikanët i dogjën “llampën” Saliut me “avullin” e çorbës së Bablokut, ndërsa këtë të fundit, e kanë si fundore të faturës së mallit që po e merr Dreqi./Pamfleti

amerikanët i dogjën "llampën" saliut edi ramën e lëshojnë "gjunjët"

Lini një Përgjigje

Editorial