TAGS-AT E JAVËS

Editorial29 Dhjetor 2023, 11:34

E lëshoi Rama, apo nisi operacioni “Zjarri”

Shkruar nga Pamfleti

E lëshoi Rama, apo nisi operacioni “Zjarri”

Çfarë po ndodh me Ilir Beqajn?

Operacioni i beftë ndaj magazinave të Delta- Farma-s për llogari të Ilir Beqajt, tregon se SPAK seriozisht ka bërë gati prangat për ish-ministrin e Shëndetësisë.

E ndryshe nga Sterilizimi, ku me anë të firmave të tjera i është dhënë koncensioni një kompanie pa tender, kësaj here jemi tek korrupsioni me firmë.

Sipas të gjitha gjasave, ish-ministri i Shëndetësisë, mund të akuzohet edhe për veprën e korrupsionit e SPAK të shkojë sërish në gjykatë për një masë tjetër sigurie, që siç shihet parashikohen prangat. Ndërkaq, pikërisht ky hap i SPAK hap një tjetër derë të hetimit që do të shikojmë në vitin e ardhshëm. Atë të hetimit të qeverisë Rama pikërisht për të gjitha paditë që kanë mbërritur në SPAK në lidhje me kontratat e dhëna, e ku shikohet qartë konflikti i interesit dhe abuzimi.

Para pak ditësh, Edi Rama i ka dhënë një tjetër sinjal SPAK për të vepruar, nëse ai e ka në plan t’i bëjë agresion qeverinë. Ish-ministrja Frida Krifca është emëruar si koordinatore në kryeministri për antikorrupsionin, ndërkohë që BE ka hapur hetimet pikërisht për fondet e shpërndara në kuadër të programit IPARD për bujqësinë.

Për këtë çështje, kreu i SPAK u takua, madje edhe firmosi një marrëveshje me kryeprokuroren antikorrupsion të BE-së, Laura Covesi. Gjasat janë që Krifca të jetë e para që do marrë mandatën e Prokurorisë Speciale këto ditë, ose në ditët e para të 2024-s.

E nëse ndodh kjo, Rama do ta konsiderojë si një hetim në oborrin e tij, duke kërkuar më pas kompensimin për të kaluar hapin e radhës në krahun tjetër, atë të Ilir Metës.

Një taktikë e njohur kjo, siç bëri me Arben Ahmetajn, kur e emëroi zv.kryeministër pikërisht për të treguar se kemi të bëjmë me një “peshk të madh”, kur në të vërtetë, posti i numrit dy të qeverisë, nuk ka asgjë në dorë, vetëm firmos vendimet e nxehta të Këshillit të Ministrave, të cilat kreu i qeverisë nuk i ka sigluar asnjëherë në 10 vjet qeverisje.

Në rastin Beqaj, SPAK nuk ka vepruar me standardin e të hetuarve të mëparshëm si Lefter Koka apo Arben Ahmetaj, për të cilët ka kërkuar menjëherë arrest me burg. E ka lënë atë në ‘detyrim paraqitje’, ndërkohë që gjykata i kërkoi SPAK që të marrë një masë më të rëndë.

“Pamfleti” mësoi nga një burim diplomatik se SHBA ka qenë e shqetësuar se pse ndodhi kjo “mëshirë” e SPAK për Beqajn ndërkohë kur në rastet paraardhëse janë treguar më të ashpër. Shqetësimi ka qenë pikërisht për një influencë të pushtetit kryeministror. E pikërisht vendimi i gjykatës ka pasur brenda edhe shqetësimin e partnerëve. Sot është dita, kur BKH mbyll verifikimin në Delta Farma, e sipas të gjitha gjasave do të dalë në përfundim. Nëse zbulohet ajo që dyshohet, pra lejimi klientelist i disa barnave, duke shkelur procedurat, mund të kërcasin prangat para darkës së Vitit të Ri. / Pamfleti

 

operacioni zjarri edi rama ilir beqaj

Lini një Përgjigje

Editorial