Në sytë e fshatarëve, ambasadorja Yuri Kim me Altin Dumanin dhe Edi Rama me SPAK-un, shtyjnë ditët e ngarkuara me re, t’u çahet apo të mos u çahet qielli mbi kokë mëkatarëve, të shkojnë në Ferrin e Dante Aligherit apo të Shën Pjetrit...
Altin Dumani, edhe pse shkëlqen si virus i mirë amerikan që po dëmton hard- diskun e desantit Sali, nuk është i besueshëm për shqiptarët. Në sistemin e shtresave të SPAK-ut, acidi që duhej të shkrinte kallajin mbi kollaret e mafiozëve, vlerësohet si lëndë në dorë të Edi Ramës dhe mafies.
Në sytë e fshatarëve, ambasadorja Yuri Kim me Altin Dumanin dhe Edi Rama me SPAK-un, shtyjnë ditët e ngarkuara me re, t’u çahet apo të mos u çahet qielli mbi kokë mëkatarëve, të shkojnë në Ferrin e Dante Aligherit apo të Shën Pjetrit.
Po ku ndryshon termi shtyjnë, me shtyhen?!
Këtej, edhe dje nuk dallon nga sot, edhe e sotmja s’ka dallim nga nesër.
Ambasadorja Yuri Kim, edhe ka ikur, edhe është këtu, apo jo?!
Sa kohë nuk kemi të sotme në ambasadën amerikane, do mund të themi, kemi të djeshmen që po, është edhe e nesërme.
Nesër, nëse sot një zyrtar informohet se do duhet të arrestohet, Babloku e ka pajisur edhe me vizë amerikane, edhe me pasaportë blu, e fluturon si dallëndyshe drejt folesë së zbokthit, atje në Amerikë, ku vezët e korrupsionit jetojnë mirë mes leskrave që ec e shkundi.
Edhe SPAK-u, dje ishte si sot e sot ngjan si nesër.
Dje, kur 3 prokurorë, grisën perden e skenës artistike, duke u shtyrë cili është më pak pis për të marrë drejtimin e SPAK-ut, jo se fshatarët nuk ishin mësuar me sytë xixa-xixa nga grushtet e padrejtësisë, por kapën kokën me dorë për të sotmen e të nesërmen, e si ngushëllim thanë, “mbase shpëtuam që zonja ambasadore ia mori “alltinë” Bablokut e futi në fole “fishekun”, Altinin”.
Meqë me Altinin është Amerika, shija e keqe që dy prokurorët e tjerë si të “pa strehë”, ta fusin kokën në SPAK para se të vejnë në burg, u pranua si besim i plotë për mbushje të boshllëkut të asgjësë.
Tek asgjëja ka ngelur edhe Babloku.
Edhe është kryeministër, edhe nuk është.
Vetëm ca të shkalluar kënaqen me të, si dikur fëmijët me Arushën e Kuqe, që natën e lidhte i romi i vet tek Kthesa e Ariut në Kullë të Sukthit, e ditën dilte fitonte para me të.
Arushën tonë e mban vetëm SPAK-u.
Po SPAK-u është strukturë amerikane, thua ti, çfarë punë ka Babloku me këto përralla?
Merreni me qetësi, pasi ju e keni provuar, kur ishit të vegjël, përrallat sjellin gjumë të ëmbël.
Përgjumësh, sytë e fshatarëve po mbyllen e hapen prej kohësh me përrallën:
Amerika teletis Altin Dumanin, Babloku telendis SPAK-un!
Këta shtyhen e shahen shumë, pa duhen shumë. Puthen me pështymë, sa të kenë frymë./Pamfleti
Lini një Përgjigje