TAGS-AT E JAVËS

Editorial20 Dhjetor 2023, 16:54

Edi Rama, në rreth të kuq!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama, në rreth të kuq!
Edi Rama, në rreth të kuq /

Edi Rama, në fundin e vet, po pastron kurrizin e armiqve, dhe po “ha” kokat e miqve...

Për inat të Amerikës, nuk e shijon peshkun e madh. Pëlqen gjithçka para pëlqen Altin Dumani.

Altini u është ngjeshur një gjeli dhe një rose, pasi thyen krahët në kërcell të pranverës së shkuar, kur ambasadorja amerikane po mblidhte “rraqet” e veta e mbyllte valixhet për të na lënë lamtumirën.

Ilir Beqja dhe Olta Xhaçka, nuk po e suportojnë ngjitjen përmes indeve e pranvera që po vjen, ngjan se po ju a thanë për fare “lozen”.

Mungesa e lëngut qelizor, ka shpëlarë gjithë stereometrinë ku fluturojnë hajdutët.

Andej e këtej, kudo lëviz çrregullt koha, jemi në orën që mileti pyet, more, ky bosi anadollak po e lë Shqipërinë pa ambasador amerikan, apo Djalli ka hyrë edhe në bark të Zotit që shfryn dufin mbi besimtarët e pa faj e jo tek mëkatarët?!

Po po, vetë Perëndia e shpiku epilepsinë, se ndryshe nuk do të kishim as biznes nafte e ilaçesh.

Epopeja e Bablokut, po studiohet si lëndë e rrallë për qokat dhe epokat.

Pasi tronditi Wall Street-in e tregut të FBI-së, Babloku ka kufizuar dhe frenuar aksionet e dosjes McGonigal, të paktën deri më 16 shkurt, ku drutë do të priten më shkurt, e gërshëra e drejtësisë do ja ngjeshë mu në veshë.

Me veshët pipëz, se Babloku ka para e banda, guxojmë të çmendemi të kërkojmë të paktën vlerën minimale të kostos për një shef të FBI-së, pse jo edhe  çmimin e një ambasadori në tregun e fshatit që shtrihet në gjithë hapësirën e korrupsionit, nga Surreli i Sulltanit, në Tuqinë e Erdoganit, nga Kina e shokut Xi deri në Amerikë e Rusi.

E shtrydhim nga shenjtëria e profesionit, esencën se risia është edhe mundësi edhe pa mundësi.

Mund të blihen në tregun e zi të Bablokut dele, lopë, gomarë, çdo gjë e gjallë, me liderë fondacionesh, lobingjesh, sekrete suksesesh, spiunë të fshehtë astronomik dhe diplomatë që hapin çdo çarranik.

Tek dollapi ynë, Lul Brava, ka mbërthyer bravën e pamundësive.

Aty Yuri Kim, na ka montuar pa mundësinë e ndërrimit të pushteteve, duke e lënë opozitën përjetësisht pakicë e hajdutët pafundësisht shumicë, nëse ne nuk ja ndezim “zjarrin” edhe Bablokut, po aq të fortë sa Non- Grata’s.

Nëpër shetitoren, “shteti është krijuar për të bërë krime”, siç shkruan studiuesi i kapitalizmit neo liberal E.Wayne Ross, ende lodrojnë rosat dhe gjelat, Olta Xhaçkat dhe Ilir Beqjat, e 4 Klanet Mafioze hellin vallen antiamerikane.

Shetitorja dhe shumatorja janë hapësira pa anë.

Por gjithandej, edhe anëve të enëve të komunikimit, ka rrezik, lëmyshk.

Edhe kur numërojmë pasuritë e vjedhura, me të njëjtën saktësi si ditët e Hashimit, Saliut dhe Ilirit, edhe kur deshifrojmë se Amerika po ja ngjesh e Babloku rri duke qesh.

 Muskujve të ajrit po lëviz pranvera ballkanase. Amerika e ka futur Bablokun në rreth të kuq, e nuk ka as Sali, as Perëndi, që e shpëton./Pamfleti

edi rama në rreth të kuq

Lini një Përgjigje

Editorial