TAGS-AT E JAVËS

Editorial19 Dhjetor 2023, 09:06

Ju marrtë Berisha me vete!

Shkruar nga Pamfleti
Ju marrtë Berisha me vete!
Foto Ilustruese /

  Berisha shkoftë atje ku e ka vendin dhe, siç thotë një fjalë, tërheqtë këmbën zvarrë e marrtë me vete edhe të tjerët. Duke filluar nga këta kartonaxhijtë e përlyer të Edi Ramës!

Nuk pati asnjë surprizë nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, që vendosi heqjen e imunitetit të Sali Berishës, në mënyrë që SPAK të veprojë mbi të. A do të dënohet Berisha me burg a me arrest shtëpie, këtë do ta shohim,  por ajo që bie ne sy, në çdo spektakël që politika jep para shqiptarëve, është shëmtia, paturpësia, papastërtia e emrave dhe fytyrave që mbajnë në dorë fatet e Shqipërisë.

Kjo është fatkeqësia nr. 1 e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Saliu ra! Dëshpëruese tentativat e tij për kryengritje popullore, se gjoja shqiptarët do t'i dalin për zot. Plaku ogurzi vazhdon e kërcënon nga errësira, por edhe pse ai ra, askush nuk e ka guximin të gëzojë për këtë.

Sepse, le ti marrim me radhë ata që ishin në tryezën e Këshillit të Mandateve për të kuptuar se sa larg jemi nga të qenit një vend normal dhe demokratik:

Enkelejd Alibeaj, një eksponent premtues kur hyri në politikë, sot është njeriu që padiskutim, bashkë me mentorin e tij, puthadorin dhe njeriun me të cilin ndau paratë e fajit, Lulzim Basha, mban faturën e shkatërrimit të opozitës shqiptare. Le të mos na vijë keq për Partinë Demokratike, për Sali Berishën e të vetët, por një vend nuk do të ketë kurrë demokraci nëse nuk i ka të dyja palët në arenë, partinë qeverisëse dhe atë opozitare. Nuk ndodh kjo, vendi është në totalitarizëm. Siç është sot Shqipëria. Për ata që duan të shohin e dëgjojnë,  Lulzim Basha e shkatërroi me vetëdije të djathtën, kundrejt përfitimesh financiare dhe nen presionin e gabimeve të së shkuarës. Lojën e tij e mbështeti dhe vazhdon ta luajë, Enkelejd Alibeaj. Prandaj si mund t'i besojnë shqiptarët këtij njeriu?

Lindita Nikolla, kjo grua e ardhur nga hiçi që në historinë e Shqipërisë do të përmendet si ministrja e arsimit që i bënte masazh këmbësh kryeministrit të saj në hollin e një hoteli, në një nga shtetet europiane. Lindita është një nga kokat që Edi Rama e caktoi kryetare të Kuvendit për ta shpëtuar nga burgu. Firmëtarja e dështimit të reformës së arsimit të lartë në Shqipëri, e larguar nga protestat e studentëve, ajo që firmosi paralizimin për shumë vjet të sistemit shtetëror universitar, sot guxon e flet për drejtësi. Si mund të jetë ajo më e mirë se Sali Berisha?

Ermonela Felaj, përveçse injorante me diplomë, duhet ti jetë mirënjohëse burrit, motrës, kunatës dhe vëllait të saj, të gjithë me punë në Prokurorinë e Tiranës, që ka mundësinë të dalë e këndojë në ekran. Për këtë, si nënkryetare e kuvendit, Felaj ka kontribuar duke larë çdo të përmjerë të kryeministrit të saj, për të mbetur në pushtet dhe për të dhënë verdikte.  Për aq sa mundet dhe ia lejon inteligjenca.  A mund ti besohet një figure si e saja?

Bledi Çuçi. Ky është prototipi i mashkullit të paburrë në Shqipëri. Ky ka meritën e vetme ne jetë që është martuar me ish-gruan e Kryeministrit. Ajo po që është kockë e fortë. Ajo njihet madje si e vetmja ish-grua që ia pat mbledhur si askush tjetër, kryeministrit aktual, për drurin që pat ngrënë prej tij, duke i kërkuar para dhe pushtet, në këmbim. Ky burracak i paaftë, ka dështuar me turp në çdo detyrë që i ka negociuar gruaja. Por sa vlerë ka, kur prap e shumta që mund të bëjë, është të ngrohë karrigen dhe krevatin e ish-gruas së Edi Ramës.

Pra, këta thanë fjalë të mëdha dhe gjoja morën vendim që drejtësia të shkojë në vend. Këta që nuk ke ku i kap e ku i lëshon!

Berisha shkoftë atje ku e ka vendin dhe, siç thotë një fjalë, tërheqtë këmbën zvarrë e marrtë me vete edhe të tjerët. Duke filluar nga këta kartonaxhijtë e përlyer të Edi Ramës!/Pamfleti

ju marrtë berisha me vete lindita nikolla enkelejd alibeaj bledi çuçi ermonela felaj

Lini një Përgjigje

Editorial