TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë26 Dhjetor 2025, 12:15

“Stoku” i të paprekshmëve, që Altin Dumani i la Klodian Brahos

Shkruar nga Pamfleti
“Stoku” i të paprekshmëve, që Altin Dumani i la
Credits: LSA - Ish drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, drejtuesi i ri i SPAK

Një listë politikanësh, oligarkësh dhe pushtetarësh që SPAK i anashkaloi, duke trashëguar një drejtësi selektive dhe dosje të kyçura në sirtar...

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, e nisi detyrën me thirrjen e deputetes Olta Xhaçka, ish-ministre e përfshirë në disa afera korrupsioni, mes tyre e kallëzuar për miliona euro ushqime dhe materiale të Rezervave të Shtetit pas tërmetit, të dhëna me tenderë sekretë, si dhe për koncesionin e Portit Ushtarak të Limionit në Sarandë.

Ndërkohë, çështjen ndaj saj me objekt grabitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e një resorti në Dhërmi, Altin Dumani e pushoi, duke deklaruar se nuk kishte prova, madje doli publikisht kundër Gjykatës së Posaçme.

Por Altin Dumani i ka lënë Klodian Brahos një “stok” aferash të paprekura, të kryera nga politikanë, qeveritarë, pushtetarë lokalë, biznesmenë të mëdhenj dhe drejtues policie e drejtësie, megjithëse për ta janë depozituar kallëzime penale për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Disa nga emrat që Dumani nuk donte ose nuk guxoi t’i çonte para drejtësisë:

1. Edi Rama, kryeministri që, për shkak të aferave të urdhëruara dhe të firmosura edhe prej tij, ka sot në burg ose nën hetim 76 ministra, zëvendësministra, kryebashkiakë dhe drejtorë, por vetë nuk është thirrur asnjëherë për t’u pyetur; madje Altin Dumani u tërhoq dhe heshti, kur Rama e kërcënoi publikisht për çështjen e telefonit.
2. Olsi Rama, i kallëzuar për lidhje me grupin e trafikut të drogës “Xibraka” dhe i përfshirë në mashtrimet e skemës “Call Center”, por u nxor “i pastër” dhe nuk u prek për dosje të tjera.
3. Ëngjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i përfshirë në aferat e landfilleve dhe grabitjen e 600 hektarëve në bregdetin e Vlorës, në bashkëpunim me trafikantin e dënuar Artur Shehu.
4. Shkëlzen Berisha, i lidhur drejtpërdrejt me aferën kriminale “Gërdeci”, që shkaktoi 26 viktima dhe mbi 1 miliard euro dëme; Dumani nuk ka guxuar ta procedojë penalisht.
5. Ogerta Manastirliu, e përfshirë në vjedhje në QSUT, në tenderët e “COVID-19” dhe në katër koncesione: sterilizimi, laboratorët, dializa dhe check-up-i, por Altin Dumani nuk e procedoi.
6. Mirela Kumbaro, ministrja “nona” e vjedhjeve me tenderë, koncesione plazhesh dhe kontrata të paligjshme në Butrint; firmosëse e grabitjes së tokave për ndërtime resortesh, pallatesh, vilash dhe fermash në zona të mbrojtura, por e paproceduar penalisht.
7. Frida Krifca, e kallëzuar nga OLAF dhe EUROJUST për 138 milionë euro të IPARD-it; Dumani nuk e procedoi, ndërsa ajo vijon të jetë këshilltare në Kryeministri dhe ndërton kulla.
8. Janis Karathano, i cili përmes korrupsionit me ministrat e shëndetësisë ka marrë 150 milionë euro tenderë dhe koncesionin 120 milionë euro të laboratorëve, i përfshirë në kontrabandë ilaçesh dhe pastrim parash, por pa hetim nga Dumani.
9. Tomë Doshi, me dosje për krime zgjedhore, pastrim parash dhe korrupsion, si dhe me kallëzim zyrtar nga drejtësia australiane, por vijon i lirë.
10. Imer Lala, personazh kyç në “Dosjen 184” për manipulime zgjedhore në Dibër, i përfshirë në trafik droge dhe organizim vrasjesh; dosja e tij mbetet e paprekur.
11. Edmond Haxhinasto, pjesë e aferave me çiftin Meta–Kryemadhi; Ilir Meta është arrestuar, Monika Kryemadhi është e pandehur, ndërsa Haxhinasto nuk u procedua dhe u rikthye deputet.

Të tjerë të paprekshëm nga Altin Dumani:

Prej tre vitesh, me kallëzime në SPAK janë edhe Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj, Gjergj Luca, Amant Josifi, Lul Morina, Trifon Murataj (Bana King), Andrea Çaushi, Eral Myftaraj, Blendi Gonxhe, Emiriana Sako, Flamur Noka, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genc Ruli, Dritan Agolli (FSHZH), Rakip Suli, Ilir Xhakolli, Gledian Llatja, Armando Subashi, Arkend Balla, deputet i PS, etj.

Këta përfitues të fondeve dhe pasurive publike nuk u prekën nga Altin Dumani, i cili ose nuk donte, ose nuk guxoi t’i prekte, duke kryer goditje selektive dhe të porositura, sipas konjukturave dhe interesave personale./Pamfleti

 

dumani braho

4 Komente

  1. X
    Xoni

    Praktikisht gjithe shteti i kapur nga krimi.....po ca do boj Klodiani nga skrapari ore?! Kjo eshte nje tallje me media ku edhe ju pamfletiste boni pjese !!!

    1. b
      baci

      Ketu ne Shqiperi drejtesine e ben media apo portalet qe nuk mbijetokne dot me reklama.

      1. k
        koala

        klodiani do bej ate qe beri ai i pari mori briskun dhe vazhdoj punen

      2. F
        Feti Dema

        Klodian Braho-s thjesht, i kërkohet nga "Hajvani i Uashingtonit" të bëj detyrën. Atë që nuk deshi ta bëj as z.Kraja dhe as z.Dumani.

        Lini një Përgjigje