TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë22 Dhjetor 2025, 14:08

Të grabisësh në emër të gruas: Pëllumb Salillari, rrëmben 40 ha tokë në Boçovë-Levan, për park energjie

Shkruar nga Pamfleti
Të grabisësh në emër të gruas: Pëllumb Salillari,
Pëllumb Salillari /

40 hektarë në Fier u rrëmbehen banorëve për një biznes fotovoltaik 35 milionë eurosh, SPAK hesht!

Gjatë 12 viteve në pushtet, kryeministri Edi Rama i ka dhënë Pëllumb Salillarit rreth 600 milionë euro tenderë, koncesione dhe pasuri shtetërore, por pazaret e tyre kanë vijuar edhe me grabitjen e tokave të fermerëve.

Gjashtë muaj më parë, me Vendim nr. 309, datë 4 qershor 2025 të qeverisë, kryeministri Edi Rama i ka dhuruar 40 hektarë tokë në Fier bashkëshortes dhe kunatit të Pëllumb Salillarit, për ndërtimin e një centrali energjie fotovoltaike në fshatin Boçovë të Fierit.

Të grabisësh në emër të gruas: Pëllumb Salillari,

Këtë sipërfaqe toke, kryeministri Edi Rama ua rrëmbeu fermerëve, banorë të fshatit Boçovë, përmes manipulimeve dhe falsifikimeve në Kadastër, duke ia kaluar kompanisë koncesionare “Albania Solar Power”, me administrator dhe pronar Engjëll Agalliu, kunat i Pëllumb Salillarit nga fshati Tërpan i Beratit.

Nëpërmjet kësaj kompanie të kunatit, e krijuar më 22 shkurt 2024, Pëllumb Salillari ka marrë koncesionin për ndërtimin e një centrali fotovoltaik me fuqi 82 megavat, me të cilin do të bëjë biznesin e prodhimit dhe shitjes së energjisë për 49 vite.

Kompania “Albania Solar Power” e Engjëll Agalliut, e krijuar 18 muaj më parë, ka kapital vetëm 100 mijë lekë dhe nuk ka kryer aktivitet, fakt që krijon bindjen se financuesi dhe pronari real i centralit fotovoltaik është vetë kunati, Pëllumb Salillari.

Këtë e vërteton edhe fakti se punimet për ndërtimin e centralit fotovoltaik po i kryen kompania “Bervi Construction Sh.p.k.”, në administrim dhe pronësi të Afërdita Salillarit, bashkëshortja e oligarkut Pëllumb Salillari. Kjo kompani, deri më 10 tetor 2011, ka qenë në pronësi të tij me emrat “Salillari Construction” dhe “BERVI-1”.

Të grabisësh në emër të gruas: Pëllumb Salillari,

Pra, financuesi dhe pronari faktik i centralit fotovoltaik në fshatin Boçovë të Fierit është Pëllumb Salillari, por ai maskohet pas emrit të bashkëshortes Afërdita Salillari dhe kunatit Engjëll Agalliu, për të fshehur gjurmët e këtij investimi me vlerë rreth 35 milionë euro.

Investimi po kryhet në 40 hektarë toka të fermerëve, banorë të fshatit Boçovë të Fierit, të cilët i kanë përfituar sipas Ligjit 7501 dhe i kanë në zotërim prej 33 vitesh.

Të grabisësh në emër të gruas: Pëllumb Salillari,

Por fuqia e urdhrit të Edi Ramës në Kadastër ua hoqi tokat dhe ia dha oligarkut Pëllumb Salillari, duke ia regjistruar kompanisë “Bervi Construction Sh.p.k.” të bashkëshortes Afërdita Salillari nga fshati Tërpan, ndërsa kjo ia ka dhënë në përdorim për 50 vite kompanisë “Albania Solar Power” të kunatit, për ndërtimin e centralit fotovoltaik.

Banorët e fshatit Boçovë, në përputhje me ligjin, kanë bërë kallëzim penal në Policinë e Fierit për zaptim, grabitje dhe shkatërrim të tokave bujqësore nga banda familjare oligarkike “Salillari”, por policia lokale, me urdhër nga qendra, nuk ka nisur procedim penal dhe nuk ka bllokuar punimet.

Me emrin e një kunati tjetër, Hektor Agalliu nga Tërpani i Beratit, magazinier në kompaninë “Salillari”, Pëllumb Salillari ka marrë edhe koncesionin 60 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e Portit të Ri Tregtar në Triport të Vlorës, për 35 vite.

Banorët do t’i drejtohen edhe SPAK-ut, por kjo strukturë hetimi nuk po merret me Pëllumb Salillarin, megjithëse ndaj tij ekzistojnë pesë kallëzime të tjera penale për ndërtime pa leje, zaptim tokash dhe trojesh, shkatërrim zonash të mbrojtura, shtretër lumenjsh dhe pastrim parash të korrupsionit dhe botës së krimit./Pamfleti

 

pëllumb salillari gruaja

Lini një Përgjigje