Në tolal, oligarku Bashkim Ulaj ka marrë falas 380 hektarë toka, troje e objekte shtetërore, ndërsa peshkatari trafikant Gjergj Luca ka marrë 132 hektarë...
Lejet për centralet e energjisë fotovoltaike po vazhdojnë pa u ndalur me vendime qeverie, leje që përbëjnë krim ekonomik shtetëror, sepse nëpërmjet tyre kryeministri Edi Rama ka grabitur dhe dhuruar dhjetëra hektarë toka publike, sikur t’ia kishte lënë trashëgim babai.
E tillë është leja që kryeministri Edi Rama ka dhënë në datën 19 dhjetor 2025 për investim, ndërtim dhe shfrytëzim të një centrali energjie elektrike fotovoltaike, me fuqi 49.96 megavat, në Mesopotam të Bistricës, nga kompania “GREENSOL Sh.p.k”.
Kjo kompani është 100% në pronësi të oligarkut Bashkim Ulaj, e krijuar prej tij më 15 shtator 2022, duke përfshirë si ortak fiktiv me 30% punonjësin e tij Foto Zgobo nga Himara, të cilit, një muaj e gjysmë pas krijimit të kompanisë, ia bleu aksionet për 30 mijë lekë.
Nëpërmjet kësaj kompanie, Bashkim Ulaj ka marrë lejen për centralin fotovoltaik “Mesopotami” në Bistricë, në 45 hektarë tokë shtetërore, të cilën ia ka dhuruar kryeministri Edi Rama.
Leja dhe licenca e shfrytëzimit të centralit fotovoltaik do të jenë për 49 vite, kur ligji për këto lloj lejesh nuk lejon licencë më tepër se 20 vite, por Babloku nuk i përfill ligjet, për sa kohë SPAK nuk po merret me aferat e tij.
Një leje tjetër për ndërtimin e një centrali energjie fotovoltaike kryeministri Edi Rama ia ka dhënë kompanisë “Rozafa Sh.p.k.”, në zonën Shmil të Elbasanit, në 40 hektarë tokë shteti të dhuruar dhe me afat shfrytëzimi 49 vite.
Dy miqve të kryeministrit, përveç tokës shtetërore falas, Babloku u ka krijuar edhe favorin që për 20 vite të mos paguajnë taksa qendrore dhe lokale për tokën, biznesin dhe mjedisin, pasi sipas vendimit do t’i “japin shtetit” vetëm 2% të energjisë që do të prodhojnë.
Në total, oligarku Bashkim Ulaj ka marrë falas 380 hektarë toka, troje dhe objekte shtetërore, mes tyre tokën për TEC-in në Roskovec, sipërfaqe për pallate, kulla, hotele dhe qendra tregtare në Tiranë dhe bregdet, si dhe kodra për gurore e inerte në zonat e Krujës, Vlorës, Elbasanit, Lezhës dhe Kukësit.
Ndërsa peshkatari trafikant Gjergj Luca, në total ka marrë 132 hektarë toka dhe objekte shtetërore falas, mes tyre magazina dhe troje të ish-Rezervave të Shtetit në Elbasan, ish-reparte ushtarake, ish-ndërmarrje dhe toka në Zall-Shkumbin, Zarranikë, Labinot e deri në Bulqizë./Pamfleti
Po normal, do e mari edhe ay pjesen
Pse akoma ka shtet ne Shqiperi?
Si pronat e Netes se e kishte merak.