TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Dhjetor 2025, 13:18

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali për trafik droge; emrin e ka pasur Shpëtim

Shkruar nga Pamfleti
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali
Avokati Kujtim Cakrani /

Sipas ligjit Anti-Mafie, avokatit Kujtim Cakrani alias Shpëtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali për trafikim heroine, SPAK duhet t’i hetojë pasuritë, ndërsa Dhoma Kombëtare e Avokatisë, duhet t’i heq licencën e avokatit…

Pothuajse çdo ditë, avokati Kujtim Cakrani del në ekrane dhe sulmon SPAK-un, Gjykatën e Posaçme dhe reformën në drejtësi, akuzon për korrupsion e paaftësi prokurorë e gjyqtarë dhe hedh ide se si duhet bërë drejtësia në Shqipëri, sidomos pasi del nga seancat gjyqësore si avokat i të arrestuarit Ilir Meta.

Kur e dëgjon avokatin Kujtim, krijon mendimin se është i ndershëm, me figurë të pastër, ekspert i jurisprudencës dhe qytetar që proklamon e kërkon drejtësi të barabartë dhe me standarde europiane.

Por nën “maskën” e Kujtim Cakranit ka disa kujtime të hidhura penale me drejtësinë në Itali dhe Shqipëri, por me emrin “Shpëtim Cakrani”, për aktivitete kriminale dhe vepra penale, nga ato të klientëve që mbron sot si avokat.

Operacioni “Medusa” në Itali: Kujtim Cakrani me emrin Shpëtim Cakrani, 2 vite burg për trafik heroine

Mëngjesin e datës 18 korrik 2007, policia dhe prokuroria italiane, nëpërmjet operacionit “Medusa”, arrestuan 14 persona për trafikim heroine në Salento të Puglias gjatë viteve 2004–2005, mes tyre trafikantin shqiptar Shpëtim Luftar Cakrani.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali

Sot, trafikanti është avokat dhe quhet Kujtim Cakrani, pas ndryshimit të emrit në regjistrin e Gjendjes Civile, për t’i shpëtuar sanksioneve të ligjit Anti-mafia në Shqipëri.

Sipas dokumentit që po publikojmë, gjykata italiane e dënoi me 2 vite burg Shpëtim Cakranin, pra avokatin Kujtim Cakrani, në atë kohë 37 vjeç, dhe po kaq vite bashkëpunëtorin e tij në grupin e trafikimit të heroinës, Argent Arapi.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali

Sipas Regjistrit të Gjendjes Civile, Shpëtim Cakrani, i dënuari për trafik droge në Itali, është “dora vetë” avokati Kujtim Cakrani, me të njëjtën datëlindje 18 maj 1971, me të njëjtat atësi Luftar dhe amësi Burbuqe, si dhe vendlindje, të vërtetuara edhe në të dhënat personale të lejes për biznesin e zyrës së avokatisë.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali

Dy dënimet e tjera penale të avokatit Kujtim Cakrani

Me Vendim nr. 181, datë 14 korrik 2005, Gjykata e Fierit ka dënuar Kujtim Cakranin, që në atë kohë mbante emrin Shpëtim Cakrani, me 2 vite burg dhe 500 mijë lekë gjobë, por Gjykata e Apelit Vlorë e pushoi çështjen.

Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apelin e Vlorës, ku u la në fuqi dënimi i dhënë nga Gjykata e Fierit, por Gjykata e Lartë ia konvertoi dënimin në 3 vite shërbim prove.

Me Vendim nr. 85, datë 19 shkurt 2016, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë dënoi avokatin Kujtim Cakrani me 200 mijë lekë gjobë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Sipas ligjit Anti-mafia, avokatit Kujtim Cakrani, alias Shpëtim Cakrani, i dënuar me burg në Itali për trafikim heroine, SPAK duhet t’i hetojë pasuritë, ndërsa Dhoma Kombëtare e Avokatisë duhet t’i heqë licencën e avokatit./Pamfleti

 

kujtim cakrani

5 Komente

  1. M
    Malo Cakroni

    Hahahahahahahha... Te marte e mira Gjiergj Zefi, ku i gje kto yrneqe te ktyre legenave . I dnumi nga italionet për trafik droge, Shpetim Cakrani eshte konvertu ne avokat Kujtim Cakrani. Vend qorrash ha muço pi muço, askush nuk verifiko gjo e raca e delenxhilereve bo qejf o qerata. Shif kur te hidhet si gjel perpjet Shpetim Cakrani te thote se e godasin se esh avokat i Like Florinit. Mbetet te shihet çdo thone institucionet kompetente per ket rreshqitje per shalesh qe i ka bo Shpetim Kujtim Cakrani per marr licensen e avokatit. Hahahahahah rrofsh Gjegj Zefi.

    1. M
      Malo hima

      Edhe ky Ben metefortin njëlloj si ai qe mbron por do vij dita qe do përgjigjen te dy para ligjit per mashtrim

    2. D
      Disidenti .

      Ska gje ., eshte me i pregatitur se çduhet , ka eksperience me burgaxhinjte .!!

      1. V
        Vlora

        Po ne vlore e dine te gjithe shpejt u kujtuat

        1. P
          Perparimi

          Mos u habisni,ka shkuar te Ilir floriri miku i korrupsionit,e ka mik

          Lini një Përgjigje